Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 294 raste të reja dhe 9 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 294 raste të reja dhe 9 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 294 persona dhe kanë humbur jetën 9.

Në raport me ditën e djeshme situata epidemiologjike është përkeqësuar, pasi numri i infektimeve dhe ai i viktimave nga kroonavirusi është rritur. Dje janë shënuar 267 raste të reja pozitive dhe humbi jetën 1 person.

Numri total i pacientëve të cilët janë shëruar nga virusi fatal gjatë 24 orët e fundit është 281.

Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Vushtrri.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 56.412, ndërkohë që numri i viktimave është 1.420 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë vaksinave në ditë.

Tre ditë më parë qeveria kosovare ka aprovuar masa të reja anti-COVID të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë