Mesut Ozil beson se fitorja me rezultat 4:2 ndaj Greqisë dhe kualifikimi në gjysmëfinale të Euro 2012, ia ka shtuar optimizmin Gjermanisë për të triumfuar në evenimentin që po mbahet në Ukrainë dhe Poloni.
“Ne kishim besim edhe më herët, por mënyra se si luajtëm kundër Greqisë, natyrisht që na bëri të ndihemi më të fortë. Për t’i arritur 15 fitore rresht, kjo na motivon edhe më shumë. E kam lexuar në gazetë se ky mund të jetë një rekord botëror”, deklaroi përfaqësuesi gjerman për revistën Bild.
“Kombëtaret e tjera do na respektojnë edhe më shumë. Kjo është ndjenja që e kisha para këtij turneu, te Real Madrid. Çdokush e di ekzaktësisht se sa i fortë është ekipi ynë kombëtar”, vazhdoi futbollisti me prejardhje turke.
Ozil beson se tre zëvendësimet e bëra në sulm nga selektori Joachim Low e ndihmuan atë që të luante edhe më mirë dhe të ishte njeriu i ndeshjes ndaj grekëve.
“Kjo ndeshje më doli në ndihmë në njëfarë mënyrë. Isha i aftë të tregoja se çfarë jam në gjendje të bëj. Unë isha i etur, për faktin se nuk po arrija të shënoja gol”, tha Ozil. Ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale, do të luajë kombëtarja e Italisë. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com