Rritet përdorimi i parasë CASH/ Qytetarët dhe bizneset preferojnë të paguajnë me para në dorë! Ekspertët: Tregues i informalitetit në rritje

Niveli i parave jashtë bankave ka arritur në nivel rekord në muajin tetor. Sipas Bankës së Shqipërisë ishin 2.7 miliardë lekë që qarkulloi jashtë bankave në muajin e kaluar me një rritje të vazhdueshme që prej marsit të këtij viti. Sipas ekspertëve kjo lidhet me nivelin e informalitetit dhe me kulturën e qytetarëve për të mbetur tek pagesat me para në dorë.

2.7 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave  në tetor nga 2.3 miliardë euro që ishte në tetor të vitit 2019 dhe 2.6 miliardë euro ne shtator.

Rritja e parasë cash filloi në muajin mars me vendosjen e karantines dhe më pas u bë e vazhdueshme muaj pas muaj.

Shifrat tregojnë se bizneset dhe qytetarët po zgjedhin çdo ditë më shumë të blejnë dhe shesin apo dhe të kryejnë pagesa kryesisht me para në dorë.

Digjitalizimi dhe avancimi në teknologji ishte një nga sfidat kryesore që u vu re gjatë karantinës në vend.

Të varur më së shumti nga kryerja e shërbimeve fizikisht, pengesa e parë më të cilën u përballën shqiptarët ishte përdorimi i platformave online.

Si do të bëjmë pagesat e faturave, për të shmangur gjobat dhe shtim të kamatave? Ishte një nga pyetjet që zuri vend në shumë familje këtë vit teksa ishin të mbyllur në shtëpi. Jo vetëm institucionet bankare por edhe ato shtetërore ofruan më shumë shërbime online, por mesa duket shqiptarët preferojnë tradicionalen.

Edhe pse bankat këtë vit u përfshinë thuajse nga një fushatë e gjerë për fuqizimin e përdorimit të kartave të kredit, apo kryerja e pagesave nëpërmjet telefonit apo tabletit, rezultatet janë minimale. Kartat duket se po përdoren vetëm për të tërhequr para, ndërsa 80-90% e transaksioneve bëhet me para në dorë.

Për ekspertët përdorimi i parasë jashtë sistemit bankar është tregues i informalitetit të lartë në një ekonomi. Po ashtu mbajtja e parave jashtë bankave është edhe një zgjidhje nga biznesi për të mos paguar taksa, apo për të mos deklaruar burimin kur ato janë fituar në rrugë jo të ligjshme.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bes: 30/11/2020 17:02

    Qeveria te fshi quret e veta prej pijaneci pastaj te kerkoj nga qytetaret e saj trasparenc per leket kjo gjendje eshte ne gjitha vendet e kategotis 3 ku ka qeveri hajdute dhe vjedhja e taksave publike nga zyrtaret nuk denohet por eshte menyr pune . Peshku qelbet nga koka. Ka njeri ne kte bote qe ja dorzon pasurin e vet me vullnet.. hajdutve???? Nuk e bejn nga qefi po nga halli se ju vjedhin dhe ato 2 pare kursime qe kane me te sigurta ne xhepin e tyte se sa ne arkat e shtetit hajdut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë