Rritet rreziku nga varianti delta, qeveria greke: Vaksinimi për punonjësit e shëndetësisë me detyrim, kush nuk e bën pezullohet nga puna nga 1 shtatori

Rritet rreziku nga varianti delta, qeveria greke: Vaksinimi për punonjësit e shëndetësisë me detyrim, kush nuk e bën pezullohet nga puna nga 1 shtatori

Foto ilustruese

GREQI- Teksa një valë tjetër e COVID-19 po kaplon sërish vendet, në Greqi ka përfunduar afati për vaksinimin e detyrueshme të punonjësve të shëndetësisë.

Çfarë do të thotë kjo? Se të gjithë mjekët dhe infermierët, të cilët deri më datën 1 shtator nuk kanë kryer 2 dozat e njërës prej vaksinave të miratuara nga EMA do të pezullohen nga puna.

Ky vendin nuk ka ardhur në mënyrë të menjëhershme por të paralajmëruar, pasi qeveria greke i ka dhënë aty afat për të zbatuar urdhrin e domosdoshëm në këtë kohë ku COVID-19 është një rrezik.

Ishte përfaqësues i qeverisë, Giannis Oikonomou, pasi karakterizoi periudhën që po vjen si tepër kritike sa i përket pandemisë, i kujtoi të gjithëve se nga 1 shtatori do të hy në zbatim rregulli.

 “Dua t’ju ​​kujtoj se, më 1 shtator, afati për vaksinimin e punonjësve shëndetësorë në strukturat publike dhe private përfundon. Ligji i cili parashikon pezullim nga puna për personat që nuk e kanë zbatuar atë do të funksionojë”, tha ai.

Ky vendim mbase edhe i “ashpër” vjen në një kohë kur varianti delta përbenë thuajse, shumicën prej rasteve pozitive të regjistruara përditë.

Greqia me gjithë përpjekjet për vënin në kontroll të situatës, vaksinimin dhe masat anti-COVID ende nuk po ia del.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja