Rritet pagesa për administratën zgjedhore, Kryetari i KZAZ do marrë 75 mijë lekë, numëruesit 10 mijë lekë

Komisioni Qendror i zgjedhjeve parashikon më shumë para për komisionerët që do të angazhohen në zgjedhjet e 25 prillit. Kryekomisioneri Celibashi miratoi këtë të enjte vendimin për  të rritur shpërblimin financiar për administratën zgjedhore.

"Kemi propozuar rritje të shpërblimit për administratën zgjedhore për këto zgjedhje. Ky propozim erdhi edhe për faktin se përgjatë zgjedhje të mëparshme niveli i shpërblimit nuk ka ndryshuar", tha Celibashi

Celibashi foli me shifra sesa do të jetë vlera që do të përfitojnë komisionerët e qendrave të votimit dhe grupet e numërimit, ku  kryetari dhe zv. kryetari i KZAZ-ve do të paguhen 5 mijë lekë më shumë se 4 vite më parë.

"Kemi propozuar që për kryetarin e KZAZ dhe nënkryetarin e KZAZ vlera e shpërblimit të jetë 75 mijë leke, për sekretaren e KZAZ të jetë 65 mijë lekë, për anëtarin të jetë 60 mijë leke, për kryetarin e KQV të jetë 5 mijë lekë, sekretaren 4500 lekë, anëtarët 4000 leke dhe për anëtarët e grupeve të numërimit të jetë 10 mijë lekë", tha Celibashi.

Në seancën publike të zhvilluar nga Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, u miratuan edhe projektvendimet  “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve të kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore dhe  modelet e dokumentacionit të punës të komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor që do të përdoren për zgjedhjet e 25 prillit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 17/12/2020 21:25

    Paga qesharake dhe qe te le shtet per korrupsion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve