Besimtarët katolikë morën pjesë në Udhën e Kryqit, një aktivitet fetar që zhvillohet pranë Kishës së Laçit, një nga vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit në vend.
Ritualit fetar u drejtua nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodaj, i cili duke iu referuar rritjes së çmimeve, kërkoi që të mos abuzohet me çmimet në emër të luftës në Lindjen e Mesme.
Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkev i Dioqezës Tiranë-Durrës tha se: Çmimet rriten në mënyë abuzime nga ata që kanë monopolin e produkteve. Ata që po manipulojmë sot duhet të kuptojnë se janë para Zotit dhe do të japin llogari para Tij”.
Arqipeshkvi Dodaj u ndal edhe te situata e vështirë që po kalon vendi, duke theksuar fenomenin e shpopullimit masiv për shkak të humbjes së shpresës. Ai u shpreh se fjalët dhe faktet nuk po prekin më askënd dhe se e vetmja shpresë mbetet te Zoti.
Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkev i Dioqezës Tiranë-Durrës u shpreh se “të mos shohësh të rinjtë të mos jenë të anagzhuar në punët e vendit është trishtim i madh”.
Pas 14 ndalesave te “Udhës së Kryqit”, që simbolizojnë mundimet e Jezu Krishtit u mbajt mesha e shenjtë pranë Kishës së Shna Ndout, ku morën pjesë qindra besimtarë.
Komente












Kur ska shtet fiton feja
Përgjigju