TIRANE - Pavarësisht monitorimit nga Bashkia e Tiranës duket se tregtarët kanë zgjedhur të rrisin çmimet. Një pjesë e qytetarëve pohojnë se fruta perimet apo mallrat e tjera në këto ditë festash po i blejnë më shtrenjtë se më parë. Në kuadër të inspektimeve nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili u ndal në ambientet e tregut "Dinamo", ku paralajmëroi ndëshkim për tregtarët që abuzojnë me rritje fiktive të çmimeve.
Vasili paralajmëroi se nëse konstatohet rritje e çmimit do të mund të kalohet tek ndërtimi i një tregu alternativ në shërbim të qytetarëve.
Kryeqytetasit po i blejnë më shtrenjtë mallrat, frutat dhe perimet gjatë ditëve të festave. Pavarësisht monitorimit të Bashkisë së Tiranës qytetarët thonë se çmimet janë rritur. Ndërsa inspektoi tregun "Dinamo", nënkryetari i Bashkisë Petrit Vasili paralajmëroi ngritjen e tregut alternativ në shërbim të qytetarëve.
"Gjithsesi, do të doja të bëja me dije që i tërë grupi ynë i inspektimit, përfshirë këtu të gjithë komponentët që e përbëjnë do të veprojnë në këto pak ditë që kanë mbetur, deri në mbylljen e festave, me shumë ashpërsi për këdo që do të tentojë të ndërmarrë veprime të karakterit spekulativ dhe sigurisht që një veprim spekulativ me çmimin do të thotë edhe fshehje nga fitimet që krijohen dhe janë jashtë syve të publikut, ndaj edhe për këtë gjë do të veprohet shumë rreptë, duke sekuestruar edhe mallin e kujtdo që tenton të bëjë një veprim të tillë, pasi sigurisht kërkon të fshehë edhe fitimet, edhe paligjshmërinë e tyre. Të gjithë trupat tona të inspektimit është në vëmendjen maksimale dhe me të gjithë seriozitetin e ashpërsinë e duhur, që fenomeni i shëmtuar i spekulimit me çmimet të mos ndodhë për asnjë arsye dhe kushdo që do të guxonte ta bënte një veprim të tillë, kishte një përballje shumë të fortë me përfaqësuesit tanë të ligjit dhe kontrollorët”, tha Vasili.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com