Rritja e çmimeve, Basha: Deputetët e PD do kërkojnë mocion me debat në Kuvend, qeveria të lërë llafet

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme do i kërkojë grupit të deputetëve që të kërkojnë një mocion me debat në Kuvend për rritjen e çmimeve.

"Të hiqet taksa e qarkullimit dhe ngrirja e taksave si akciza apo e taksave të tjera, TVSH 6% për ushqimet. Kryeministri është tallur, u është përgjigjur me dhunë policore që PD e ka dënuar me forcë dhe deputetët tanë i janë gjendur pranë, një praktikë abuzive dhe fytyra e vërtetë e një regjimi të shkëputur nga realiteti, sot dua të vendos theksin te nevoja imediate për t'i ardhur në ndihmë njerëzve, që çmimet të jenë më pak, nuk mjaftin që topin t'ia kalosh një faktori tjetër, e lehtë t'i vësh fajin Autoriteti të Konkurrencës, apo të zihesh me ato që ke pasur në krah, çmimi i naftës rritet, rriten edhe të ardhurat e qeverisë, pavarësisht prej situatës së brendshme brenda PD, nuk e harrojmë detyrën tonë para njerëzve dhe demokratët do të jenë në krye të kësaj beteje për krizën ku çmimet rriten dhe qeveria shton retorikën dhe dhunën. Vendet e rajonit, po veprojnë, Rama i kapur nuk mund ta kalojnë llumin me dhunë policore, i kam bërë thirrje 2 javë më parë, një nga propozimet është që të kërkoj mocion me debat që qeveria të lërë llafet", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Protestat kundër rritjes së çmimeve, Basha: Do kërkojmë mocion me debat në Kuvend për rritjen e çmimeve! Duma: Duhet të ishim në shesh, por qytetarët s'na duan


B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania