Rritja e çmimeve/ Basha: Të hiqet 'taksa Rama', reduktim të të tjerave, të ulet akciza! Berisha: Mbështesim protestat

Rritja e çmimeve/ Basha: Të hiqet 'taksa Rama', reduktim të të tjerave, të ulet akciza! Berisha: Mbështesim protestat

TIRANË- Dy palët e opozitës, ajo e Lulzim Bashës dhe e Sali Berishës kanë bërë fajtore qeverinë, pasi sipas tyre nuk po marrin asnjë masë kundrejt rritjes së çmimeve që në ditët e sotme kanë arritur në stratosferë.

Ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili ka dhënë disa nga propozimet e tij, si heqja e taksës 240 lekë për litër nga karburanti, që e quan taksa Rama, e ndërsa thotë se duhet të konsiderohet si mundësi ngrirja apo reduktimit të taksave dhe akcizave të tjera të naftës dhe për këtë thotë se do të ketë edhe mbështetjen e PD.

Nga ana tjetër, Sali Berisha është shprehur "pro" protestës që kanë mbajtur qytetarët e Tiranës një ditë më parë duke theksuar se ka mbështetjen e popullit opozitar. Për Berishën, asnjë qeveri tjetër në rajon nuk është treguar kaq indiference sa qeveria Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:48
Rritja e çmimeve, Basha: Rama do të varfërojë shqiptarët që t'i blejë që në zgjedhjet e ardhshme 2000 lekëshi t'i duket si 20 mijë lekë! Ja zgjidhja

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë që të heqë urgjent taksën Rama 240 lekë për litër nga karburanti, si një nga zgjidhjet për krizën e çmimeve, që sot si asnjëherë tjetër kanë arritur kulmin.

"Qeveria s'do t'ia dijë për rritjen e çmimeve, ia mbath në Dubai, ëhstë ndër të paktat vende ku në raport me çmimin e litrit të naftës, ajo që qeveria merr shkon nga 45-65% prandaj nafta te ne është më ë shtrenjtë, që nga akciza, qeveria nuk ngren gishtin, ca qeverie është kjo, se i do shqiptarët e afërm, është qeveria që në zgjedhjet e ardhshme, t'i duket 20 mijë lekëshi si 200 mijë leksh. Eliminimi i taksës Rama dhe konsiderimi i ngrirjes apo reduktimit të taksave dhe akcizave të tjera të naftës dhe njësoj si në kohën e pandemisë që çdo hap që do të hidhet në këtë drejtim, që njerëzit të kenë më shumë mundësi që të blejnë më shumë ushqime për fëmijët e tjera, por s'ka më kohë për të pritur", tha Basha.

Ora 14:10
Protesta për rritjen e çmimit të naftës, Berisha: E drejtë, do të ketë mbështetjen e popullit opozitar

Ish kryeministri, Sali Berisha ka shprehur edhe një herë mbështetjen e plotë të tij për protestën e disa qytetarëve të cilët kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve.  Berisha është shprehur se dy vendet fqinje Kosova dhe Maqedonia që nuk prodhojnë asnjë litër naftë sërish e kanë më lirë se ne naftën.

"Protesta ka mbështetjen më të fuqishme të popullit opozitar. Kauza e saj është më ne drejta, që lidhet me ekzistencën e familjeve shqiptarëve, të cilave papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i kësaj qeverie i ka shtyrë drejt niveleve të frikshme të varfërisë.  Çmimet janë të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër", tha Berisha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë