Ekonomisti Shano: Taksa e qarkullimit te karburanti s'mund të hiqet, do përfitonin vetëm kompanitë që e tregtojnë! Qeveria të hartojë paketë ndihme për konsumatorin

TIRANË- Për shkak të rritjes së çmimeve, protestuesit dhe opozita kanë kërkuar heqjen e taksës 240 lekë të qarkullimit nga karburanti. Por ekonomisti Dritan Shano thotë në Report Tv se kjo nuk është e mundur, pasi do të përfitonin vetëm kompanitë prodhuese dhe ato tregtuese të karburantit. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, ekonomisti thotë se për t’i gjendur pranë konsumatorëve, qeveria duhet të hartojë një paketë ndihme për ta.

“Kam kërkuar një ndërhyrja të bakës qendrore, se ushqimet prekin pensionistë, harxhojnë 52% në ushqime. Në ka të drejtë Rama, është një nga gjërat që thotë nuk do i ul taksat, se ulja  e taksave favorizon furnitorin jo konsumatorin. Kompanitë që shesin karburantin, konsumatori mbetet pre e vendimmarrjes së operatorit. Qeveria të japë paketë ndihme tek konsumatori”, tha Shano në Report Tv.

Sipas Shanos, rritja e çmimeve të karburantit nuk është një krizë ndërkombëtare, por spekulim vendas. Ai thekson se rritja e çmimit të energjisë është ndikuar nga lufta, por për rritjen e karburantit mund të ketë.

"Nuk gjej arsye që çmimet e karburantit të arrijnë në ato nivele që arritën , derisa detyruan kryeministrin të përdorte disa mekanizma që nuk janë tre duhura për të adresuar një çështje të tillë siç është rritja spekulative e çmimeve. E gjykoj të papërshtatshme që mund të them se po ndikohen nga lufta në Ukrainë”, tha ai.

Nisur nga rritja e çmimeve, qeveria ka ngritur Bordin e Administrimit të Karburanteve për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e  abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet. Çdo pikë karburanti në vend është i detyruar të zbatojë çmimin e karburantit që vendoset nga bordi, teksa organet ligjzbatuese do të bëjnë çdo ditë kontrolle në terren. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet  nga gjobat deri në heqjen e licencës për pikat e karburanteve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 18/03/2022 20:44

    Ja ku doli dhe nje tradhetar: thote qe rritja e cmimit ne vend nuk qenka pasoje e luftes, si pellet naltmadhenia, por spekulim vendas! Turp o shoku Shano!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë