Rritja e çmimeve, Meta: Nuk zgjidhet me paketa propagandistike, por me masa konkrete

Rritja e çmimeve, Meta: Nuk zgjidhet me paketa propagandistike, por me masa konkrete

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, ka ngritur akuza në drejtim të qeverisë sa i takon paketës për përballimin e rritjeve të çmimeve. Kjo rritje çmimesh që po sjellë rënie të konsumit për familjet shqiptare, është një sinjal alarmi thotë Meta për vështirësinë ku gjendet ekonomia dhe familjet shqiptare. Sipas Metës kjo situatë nuk zgjidhet me paketa propagandistike, por me masa konkrete efektive.

‘Rënia e konsumit si rezultat i çmimeve të larta është sinjal alarmi për vështirësinë ku gjendet ekonomia dhe familjet shqiptare!  Trendi shqetësues i rënies së konsumit vijon për të tetin muaj radhazi, ndërsa siç INSTAT deklaron volumi i mallrave në portet shqiptare për muajin gusht 2022 është 40% më pak krahasuar me muajin gusht të vitit 2021.

Situata paraqitet e vështirë për buxhetet familjare, të cilat priten të rëndohen edhe më tej si rezultat i vendimit absurd për rritjen e çmimit të energjisë. Kjo situatë nuk zgjidhet me paketa propagandistike, por me masa konkrete efektive. Indeksimi i pagave, heqja e taksës së qarkullimit, si dhe liberalizimi i lejeve për energjinë diellore janë disa nga nismat ligjore të Partisë së Lirisë, qëllimi i të cilave është në funksion të përballimit të kësaj situate të vështirë për të mbrojtur interesin publik dhe familjet shqiptare.’- shkruan Meta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet