Europa League është në fazën çerekfinale, me ndeshjet e aktit të parë. Ndryshe nga vitet e tjera, gjithçka nisi të mërkurën me barazimin 1-1 mes Bragës dhe Betisit. Sot në orën 21:00 në program janë duelet Bologna - Aston Villa, Porto - Nottingham dhe Freiburg - Celta Vigo. Ndeshjet e kthimit mes këtyre çifteve do zhvillohen pas një jave.

Në Portugali, Braga dhe Betis barazuan 1-1 duke lënë të hapura llogaritë e kualifikimit për ndeshjen e kthimit që luhen pas një jave. Vendasit kaluan në epërsi me Florian Grillitscha pas vetëm pesë minutave lojë, ndërsa disa sekonda më vonë VAR anuloi golin e Bartra te spanjollët për një pozicion jashtë loje. Real Betis barazoi në minutën e 61-të me autor të golit Cucho Hernandez, me këtë të fundit që u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Europa League, faza çerekfinale - akti i parë:

E mërkurë, 8 prill 2026

Braga 1-1 Betis

E enjte, 9 prill 2026 - 21:00

Bologna - Aston Villa

Porto - Nottingham

Freiburg - Celta Vigo