Rritja e çmimeve të ushqimeve, kreu i Agrobiznesit: Pandemia, tërmeti dhe ulja e rimbursimit të TVSH-së për fermerët kanë ndikuar në rritjen e kostos së produkteve

Qytetarët shqiptarë po shpenzojnë më shumë se vitin e kaluar për të blerë produktet e shportës. Sipas INSTAT, çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 4.6%, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar dhe rritja e çmimeve është më e lartë tek zarzavatet dhe patatet me 18.3%.

Kreu i Agrobiznesit, Agim Rrapaj në një intervistë për Report Tv, thotë se tre janë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kostos së produkteve. Rrapaj tha se në fushën e rritjes së ushqimit kanë ndikuar pandemia, tërmeti si dhe kushtet e motit, të cilët janë faktor objektiv dhe nuk varen nga fermeri.

Po ashtu Rrapaj tha se ka pasur edhe një problem fiskal që është ulja e rimbursimit të TVSH-së me 6% për produtet ushqimore që prodhojnë fermerët për tregun e vendit dhe pagesa nga qendrat e grumbullimit me 20%, ku 14% do t'i faturohej konsumatorit.  Sipas tij nuk ka pasur abuzim nga tregtarët, pasi çmimi është diktuar nga tregu ndërkombëtar.

'Nuk ka asnjë abuzim me çmimet, është rezultat i konjukturës ndërkombëtare. Ka një rritje kudo, pasi ne duhet të ishim të përgatitur për këtë situatë. Me fushën e ushqimit veprojnë disa hapa, pandemia, tërmeti, kushtet e vështira të motit janë faktorë objektiv që nuk varen prej nesh, por kanë ndikuar në rritjen e kostos së produktit kjo është një kosto që ne e kemi pritur. Janë mbajtur kostot me rezerva, por ka një kufi dhe nuk mund të shkojë me tej.  Ka pasur dhe një problem tjetër fiskal, ulja e rimbursimit të TVSH-së 6% për produktet ushqimorë që prodhojnë fermerët tanë për tregun e vendit dhe pagesa nga qendrat e grumbullimit me 20% dhe 14% do t'i faturohej konsumatorit.'- theksoi Rrapaj.

Kreu i Agrobiznesit pohoi se ato ishin lajmëruar që nëntorin e kaluar se do të ketë një rritje të çmimit të grurit nga Rusia, ndërkohë që shtoi se do të ketë edhe një rritje të çmimit të makaronave.

'Ishte një situatë e pritur prej kohësh. MEPJ na ka njoftuar që prej nëntorit se do të ketë një rritje të çmimit të grurit nga Rusia. Deri tani kanë qenë me rezerva, dhe tani që rezervat mbaruan pritej rritja e çmimit të bukës. Rritja e çmimit të grurit në tregun ndërkombëtar dhe jo vetëm i grurit për bukë, por edhe ai për makarona. Pritet edhe rritja e makaronave, pasi rritja e grurit të fortë që shërben për makaronat është rritur dy herë më shumë sesa gruri për bukën.'- tha Rrapaj.

Rrapaj theksoi se rreth 83% e fermerëve janë të paformalizuar dhe këta kanë vështirësi të mëdha për të negociuar për çmimin. Sipas tij informaliteti është një çështje që duhet të hyjë në rrugën e zgjidhjes një minutë dhe më parë, në të kundërt me këto fenomene do të ndeshemi sërish.

'Ne kemi rreth 83% të fermerëve të paformalizuar, që janë në fushën e bujqësisë dhe këta kanë vështirësi të mëdha për të negociuar për çmimin. Së dyti ka të bëjë me kostot e prodhimit, tërmeti, pandemia dhe ulja e rimbusitmit të, TVSH kanë ndikuar tek çmimi i prodhuesit. Prodhues i jonë është në disanvantazh në krahasim me grumbulluesin, pasi nuk kanë kontratë, nuk njohin tregun dhe mbjellin me parashikimet që kanë pasur më para. Prodhuesi nuk ndikon dot tek grumbulluesi.  Ne kemi folur në mënyrë të tillë që informaliteti është një çështje që duhet të hyjë në rrugën e zgjidhjes një minutë dhe më parë, në të kundërt me këto fenomene do të ndeshemi sërish.'- tha Rrapaj.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja