Rritja e çmimit të energjisë, PD: Në 3 tenderat e fundit energjia u ble 9.9 mln euro mbi çmimin e bursës! S’ka krizë energjetike, por korrupsioni

Partia Demokratike nuk ndal akuzat ndaj qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, se kjo vjen si pasojë e keqmenaxhimin dhe korrupsionit të saj dhe jo nga rritja e çmimit të energjisë në bursë. Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu tha se vetëm gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera për blerjen e energjisë eklektike, nga ku qeveri ka shpenzuar 9.9 milionë euro më shumë, pasi e ka blerë energjinë më shtrenjtë nga sa tregtohet në bursë.  Për PD, fatkeqësia nuk është rritja e çmimit në bursë, por qeveria Rama që vjedh xhepat e shqiptarëve.

“Prej kohësh po flitet për rritje të nivelit të çmimeve të produkteve që konsumojmë. Prej kohësh ju po ndjeni në xhepat tuaja pamundësinë financiare për të përballuar këto çmime. E sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri njoftoi tragjedinë, apo fatkeqësinë e tretë natyrore, që është rritja e çmimit të energjisë elektrike si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursë. Më lejoni t’iu bëj e dije se sa është çmimi i energjisë elektrike në bursë dhe se sa e blen qeveria shqiptare energjinë elektrike. Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera. Në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milion euro. Pra, 4 milion euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare. Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milion euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milion euro më tepër.

Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milion euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milion euro. Pra, 3.4 milion euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit. Të nderuar qytetarë, nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë. Problemi është korrupsioni i kësaj qeverie. Problemi është aferat në këto tendera. Problemi është qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë elektrike që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Pra, fatkeqësia natyrore nuk është rritja e çmimit në bursë, por është kjo qeveri që përditë e më tepër, vjedh xhepat e shqiptarëve. Faleminderit!", tha Agalliu

Një ditë më parë të njëjta akuza u artikuluan nga kreu i PD, Lulzim Basha, për të cilin shkak i kësaj situate janë keqmenaxhimi dhe korrupsioni. Basha tha se Rama po përpiqet që të mashtrojë qytetarët duke thënë se rritja është e pashmangshme, në mënyrë që t'u bëjë atyre presion që të rritet çmimi. Basha ka akuzuar Ramën se qeveria po blen energjinë elektrike me çmim 10 herë më shtrenjtë se sa çmimi në bursë.


Tre tenderat e energjisë së blerë mbi çmimin e bursës sipas PD-së

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin