Rikthimi i Bordit të Transparencës mbetet një opsion në tavolinën e qeverisë, për të frenuar rritjen e cmimeve të karburanteve, siç veproi në vitin 2022, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë
Për të ngritur alertin për rritjen e çmimeve javët e fundit, të ndikuar gjatë për luftën. Kemi diskutuar për detyrimin që kanë për rezervat. Jemi duke monitoruara, qoftë çmimet e bursës për naftën, benzinën dhe gazin, qoftë çmimin me të cilin karburanti del nga dogana, me çmimin e tabelave që shkon për tregtim. Gjatë krizës 2022-2023, kur çmimet u rritën, kemi pasur një bord transparence që monitoronte dhe vendoste për çmimet e shitjes. Gjykojmë që situata nuk është në nivelin e ngritjes së bordit, nëse do ketë rritje të mëtejshme do të futemi në atë regjim”, tha Ibrahimaj.
Pas mbledhjes së qeverisë ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se operatorët e karburanteve po mbahen nën monitorim për të mos lejuar spekulimet me çmimet.
Por në Komisionin e Ekonomisë, deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se sipas tij tregu i karburanteve funksionon si një kartel.
“Ka ndryshuar me një mesazh dhe unë po përpiqem shumë që ato mesazhe t'i mbledh dhe t'ua dërgoj, dhe mbi të gjitha nën diktatin e një shoqate që garanton kartelin, që është shoqata e hidrokarbureve. Këto mesazhet nuk i dërgojnë thjesht dhe vetëm këta drejtuesit e kompanive, por këto mesazhet veçanërisht tek pikat e bardha i dërgojnë zyrtarët e shoqatës së hidrokarbureve të paktën nga ato që kam unë ajo që lexoj unë. Pra shoqata e hidrokarbure që funksionon si kartel për të garantuar rritjen e çmimeve në këtë rast”, tha Braçe.
Ministria e Financave, ka ngritur një Task Forcë që do të kontrollojë tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar abuzimet me çmimin e naftës. Në fokusin e kësaj task-force të Doganave dhe Tatimeve do të jetë kontrolli si i pikave të shumicës ashtu edhe të pakicës, jo vetëm për çmimet por edhe për sasitë e hidrokarbureve që tregtohen nga pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë.
Kontrollet do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit deri në 30 qershor 2026, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e disponueshme nga të dy institucionet.
Këtë të mërkurë çmimi i naftës në pikat e karburanteve me pakicë luhatet, shkon nga 192 lekë për litër deri në 201 lekë për litër, mbi 25 lekë më shtrenjtë se para 1 jave.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi në mbledhjen e sotme të qeverisë, nisjen e punës për Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2027-2032 me prioritete të përcaktuara qartë si për arsimin parauniversitar, ashtu edhe arsimin e lartë e kërkimin shkencor.
"U miratua propozimi i ministrisë së Arsimit për hartimin e strategjisë Arsimit 27-32. Jemi në vitin e fundit të pararendeses dhe shumë zhvillime kanë ndodhur dhe dy shtyllat kryersore: arsimi parauniversitar dhe arsimi i lartë e kërkimi shkencor. Kjo strategji do të përfshijë modernizimin e kurrikulës në arsimin parauniversitar i cili ka nisur që këtë vit me klasat e para, të gjashta e të dhjeta e do të vijojë deri në vitin 2032, deri në përfundim të gjithë ciklit. Do të vijojë me të njëtjin intensitet plani për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në gjithë sistemin parauniversitar në menaxhimin e sistemit përmes platformës SMIP, vijimit të pajisjes deri në 1000 shkolla me laboratorë inteligjentë dhe pajisja e mësuesve të sistemit të mesëm të lartë me laptopë", tha Kumbaro.
Nga ana tjetër, minsitrja përmendi disa projekte konkrete që do të jenë pjesë e kësaj strategjie siç është hapja e Liceut Francez të Korçës. “Për hapjen e liceut Francez me orientim shkencën dhe teknologjinë, marrëveshje e përbashkët me qeveriën franceze, kemi hedhur në konsultim public projekltigjin e posaçëm për hapjen e tij, me diploma që do të njihen nga të dy vendet, me idenë e krijimit të një modeli ekslence në ato fusha që janë prioritet i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor".
Ministrja Kumbaro përmendi edhe dy reforma të rëndësishme të parashikuara në këtë strategji: "Reforma e shërbimeve arsimore, ku jemi në hapat e fundit të një ligji që tranfsormon Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Agjenci autonome të shërbimeve arsimore për të përfshirë gjithë paketën e provimeve të maturave e të shtetit, si dhe kthimin e Qendrës së Botimeve të Diasporës në Agjenci Kombëtare të Gjuhës Shqipe në Diasporë si gjuhë e dytë për ta përfshirë shqipen në kornizën europiane të gjuhëve dhe për ta vënë në dispozicion si gjuhë pune, në kontekst edhe të integrimit Europian, ku me integrimin e Shqipërisë në BE, shqipja do të jetë gjuhë zyrtare si 28 gjuhët e tjera".
Për sa i përket arsimit të lartë, ministrja u shpreh se fokus është cilësia dhe ndërkombëtarizimi. "Ka filluar puna për rishikimin e ligjit të Arsimit të Lartë mbas 10 vitesh me dy prioritete kryesore: krijimin e mekanizmave, rishikimin e kritereve dhe forcimin e operatorëve që veprojnë në arsimin e lartë të orientuar drejt një tregu të studiuar më mirë si dhe hapjen e tregut të arsimit të lartë drejt ndërkombëtarizimit, me synim bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me grupe universitare për të hapur universitetet e tyre për të tërhequr një kategori studentësh që vijnë nga vendet e tjera, e domosdoshme për tu përballur me një treg pune për vitet që do të vijnë, i cili do të jetë tregu eruopian", përfundoi ministrja Kumbaro.
Ministri i Financave, Petrit Malaj thotë se shpejti do të dalin të gjithë aktet nënligjore që do të mundësojnë më pas hapjen e basteve online.
“Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Shumë shpejt do dalin aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online. Është marrë ekspertizë ndërkombëtare, që kuadri ligjor për bastet online të jetë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare”, tha Malaj.
Komente











Nëse vijon shtrenjtimi?!!! Pse kjo që ka ndodhur tani s'quhet apo ç'e deshët? Turppp
PërgjigjuMe këtë shtrenjtim i bie qe deri më sot paskan sjellë naftë iraniane duke shkelur embargot e USA. Skënderbeu i Spidhopalit pse nuk merr shëmbullin e Gërqisë qe për importuesit e karburanteve dhe ushqimeve u ka ngrirë fitimin. Nejse dihet qe eshte qeveri hajdute
PërgjigjuJepni dorheqjen zgjedhje te parakohshme se u pa puna juaj 13-14 vite
PërgjigjuCfare do te arrije bordi i transparences konkretisht? Pse duhet nje borde transparence, kur qeveria mund te shpalle nje cmim x te naftes dhe kush e kalon do te kete kontrolle policore e gjoba te majme???
PërgjigjuNese fillon shtrenjtimi, rikthehet BORDI i transparences ( ca rroga kot dmth... ) Dmth meqe po ankoheni qe ua fusim, ua fusim akoma me shume... Mire o kukuvajke mire... Prandaj quhet TVSH : Ta Vë Shefqeti
PërgjigjuPo pse 201 lek kur fuçia ka qe dje qe ka zbritur ne 83 dollar, vajti ne cmimin e para 1 muaji
Përgjigju