Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës në karburantet në Shqipëri në 198 lekë për litër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e cilëson këtë akt një poshtërsi dhe bën thirrje që kjo të marrë fund.

Braçe thekson se depozitat me naftë të karburanteve në Shqipëri janë plotë dhe nuk janë mbushur gjatë këtyre ditëve kur ka nisur lufta në Iran, çka solli edhe rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Reagimi i Braçes:

Nafta 198 leke per liter-ky cmimi i pasdites!

25 leke per liter rritje vec ne nje jave!

ndaleni kete poshtersi!

eshte realisht poshtersi!

depot e tyre i kane plote dhe nuk jane mbushur kete jave kur cmimi ka kercyer ne burse! jooo!

i kane imponuar cdo institucioni ne kete vend nje skeme banale sipas te ciles keta kane mbushur depot edhe nje muaj me pare, por naften e shesin me cmimin e burses sot!

eshte nje skeme qe grabit banalisht cdo qytetar!

Nje skeme qe ka bllokuar tregun, kapur tregun, monopolizuar tregun sa koke keta reagojne te gjithe me te njejtin cmim ne nje pasdite!

Edhe me poshtersi eshte kur thone “he mo se keta prape e blejne, rritja sa te duash cmimin naftes, shqiptari pa makine nuk rri dot”!!

ndaleni kete poshtersi!