Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, me tone të ashpra është shprehur se arsyeja e çmimit stratosferik të naftës, për të cilin ankohen të gjithë kohët e fundit është pasojë e rritjes së taksave.
Përmes një grafiku ajo ka sqaruar se kostoja reale e naftës në tregjet ndërkombëtare është 61 lekë, ndërsa në Shqipëri ky çmim “shndërrohet” përmes taksave në 199 lekë/ litër.
“Veç 61 lekë është kosto reale me të cilën vjen nga tregjet ndërkombëtare e një litri naftë përpara se taksat ta shndërrojnë në 199 lekë/litër”, shkruan ajo krah grafikut.
Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm, duke shkuar afro 200 lekë, duke arritur një rekord të ri. Nafta shënon sërish rritje, ku një litër blihet me 193 lekë nga 187 lekë sa ishte në tetor, ndërsa benzina me 195 lekë. Ndërkohë që gazi ka arritur në 94 lekë, nga 82-89 lekë që është luhatur deri më tani. Në më pak se një vit kjo është hera e shtatë që çmimet e hidrokarbureve rriten në Shqipëri. Ministrja e Financave tha se këto luhatje të çmimeve vijnë si pasojë e tregjeve ndërkombëtare, ndërsa theksoi se qeveria nuk do të ndërhyjë në treg.
D.m.th kur te vini ju ne qeveri do ta shitni naften me 61 lek/litri.
Përgjigju