Rritja e çmimit të ujit, këshilltarët e PD gati padinë: Bashkia do ju kthejë lekët qytetarëve

Rritja e çmimit të ujit, këshilltarët e PD gati padinë: Bashkia do ju kthejë lekët qytetarëve

Këshilli Bashkiak i Tiranës

Këshilltarët e djathtë kanë bojkotuar mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës. Kryetari i këshilltarëve të PD, Kreshnik Çollaku, paralajmëroi kryebashkiakun Erion Veliaj se opozita po kryen procedurat për të paditur kryebashkiakun për vendimin për rritjen e çmimit të ujit.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve të kryeqytetit të paraqesin faturat e tyre të ujit te bashkia dhe kjo e fundit do të jetë e detyruar t’iu kthejë paratë, duke shtuar se ky vendim është i paligjshëm.

Faturat e kripura që paguajnë qytetarët çdo muaj janë shtuar dhe rënduar. Qytetarët paguajnë taksa të reja të ngritura nga kjo bashki, një prej të cilave është edhe ajo e ujit. Dua sot të bëj publike se grupi i këshilltarëve të djathtë po mbaron procedurat për të paditur këtë vendim të këshillit bashkiak të Tiranës në Gjykatën e Tiranës. I kërkoj cdo qytetari të Tiranës të marrë faturën e ujit dhe të paraqitet në bashkinë e Tiranës dhe kjo e fundit është e detyruar t’iu kthejë paratë.

Kreu i këshilltarëve të PD, Kreshnik Çollaku

Të njëjtën gjë ka pohuar dhe këshilltari i djathtë, Fabian Topollaj, i cili tha se vendimi për rritjen e çmimit të ujit është i paligjshëm dhe do të paditet.

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit ka kaluar në mënyrë të paligjshme, do ta padisim. Gjykata shumë shpejt do të rrëzojë çmimin e rritur të ujit. Gjykata do ta shpallë të pavlefshme çmimin e rritur të ujit, qytetarët nuk kanë pse paguajnë tarifat korruptive. Rritja e çmimit të ujit është e pavlefshme dhe s’kanë pse paguajnë korrupsionin e Veliajt.

Këshilltari Fabian Topollaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HA PRA KUR: 07/06/2018 13:47

    Nese do ngrihesh i gjithe populli per rritjen e cmimit te ujit do anullohesh,por ne ndryshojme me popujt e tjere.I lexuat renditjen e EROSTAT per energjine Shqiperia me cmimin me te shtrenjte ne rajon dhe ne nuk ngrihemi na kane rrit karburantin,gazin dhe perseri ne heshtim bashke me opoziten fallco te Bashes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike