Rritja e fëmijëve, me gjyshe, dado apo në kopësht? Kush është zgjidhja më e mirë?

Rritja e fëmijëve, me gjyshe, dado apo në kopësht? Kush është zgjidhja më e mirë?

Edlina Losha Bano dhe Natasha Mio në studion e Rreze Dielli

Sfida për të gjetur alternativën më të mirë për rritjen e fëmijëve duke zgjedhur mes kujdesit të gjyshërve, një dadoje profesioniste apo të dërguarit në kopësht ishte temë e diskutimit sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ku të ftuarat argumentuan avantazhet e secilës prej zgjedhjeve. Natasha Mio, me një eksperiencë të gjatë si mësuese dhe edukatore pranoi se zgjedhja më e mirë është rritja në institucione. Edhe pse vetë gjyshe, Mio e pranoi se gjyshërit i llastojnë nipërit e mbesat.

Po të më pyesni mua që jam edhe më e madhja, do të them çerdhe, kopësht. Unë jam gjyshe, jo një herë por 3 herë. Nipërit dhe mbesat duhen sa s'ka ku të vejë por rritja më e mirë është në çerdhe apo kopësht. Nuk ka gjyshe të rrepta. Nipërit dhe mbesat e mposhtin gjyshen, dashuria, përkëdhelja është e para tek gjyshja, pastaj autoriteti, kështuqë gjyshet janë të buta. Nipit dhe mbesave nuk i them dot jo.

Natasha Mio, gjyshe

Nga ana tjetër, Edlina Losha Bano , dretjoreshë kopështi theksoi se fakti që gjyshërit sakrifikojnë kaq shumë për nipërit e mbesat duke u kujdesur shpesh me kohë të plotë për ta, është një tipar tipik i shoqërisë shqiptare ku dhe marrëdhëniet familjare janë edhe më të ngushta.

Vendimi i parë i rëndësishëm që prindërit duhet të mendohen mirë sepse secila nga zgjedhjet ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Kaq është e vërtetë kjo, saqë prindërit kur lënë fëmijën tek gjyshërit, ata i përkëdhelin aq shumë fëmijën saqë prindërit marrin një fëmijë tjetër. Në Shqipëri është shumë e theksuar që gjyshërit të sakrifikojnë këtë periudhë të jetës së tyre që është kaq e vlefshme për të rritur nipërit e mbesat, çka nuk ndodh në vende të tjera.

Edlina Losha Bano, drejtoreshë kopshti

Dy të ftuarat ranë dakord se zgjedhja e një dadoje profesioniste mbetet një zgjedhje e vështirë, dhe se pavarësisht profesionalizmit, një dado mbetet një njeri i huaj në shtëpi.

Është shumë e vështirë zgjedhja e një dadoje, mbetet një njeri i huaj. Dhe në Shqipëri mungojnë dadot profesioniste. Prioriteti i kopështeve është që fëmija socializohet dhe mëson shumë nga aktivitetet dhe lojërat. Më ka pëlqyer një shprehje që kam dëgjuar këto ditë: Dhurojini fëmijëve një fëmijëri të lumtur me shoqe dhe shokë në kopësht dhe dhurojini gjyshërve kënaqësinë që të kalojnë pjesën e fundit të jetës me aktivitete dhe sa më bukur në mënyrën e tyre.

Edlina Losha Bano, drejtoreshë kopshti

Një nga sfidat me të cilat përballen të gjithë prindërit është se cilën mënyrë do të zgjedhin për rritjen e tyre në vitet e para të jetës së fëmijëve, kur vetë ata duhet ti rikthehen punës së përditshme. Trilemën gjyshe, dado apo kopësht, s’ka prind që të mos e ketë përjetuar në përpjekjen për të gjetur zgjidhjen më të mirë, jo vetëm për fëmijët por edhe vetë ata. Është e mëse e ditur që dashurinë që të japin gjyshërit në shtëpi, nuk ta jep dot një edukatore që kujdeset për 20 fëmijë në të njëjtën kohë, dhe as dadoja. Por kur vjen puna që një fëmijë të jetë i shkathët ai duhet të shkojë në kopsht ku ka më shumë mundësi të zhvillohet nga ndërveprimi edhe me fëmijët e tjerë. Edhe ekspertët janë përgjithësisht të të njëjtit mendim se fëmijët që rriten në çerdhe apo kopsht janë më të aftë për të marrë informacion, pasi me ta është bërë një punë e kujdesshme, e ndjekur hap pas hapi. Por natyrisht, çdo zgjidhje ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda