Paketa mbështetëse e miratuar në prill nga Qeveria me lehtësitë kryesore për bizneset e industrisë fason ka hyrë në fazën e verifikimit të efekteve në ekonominë vendase dhe zhvillimin e kësaj dege të industrisë.
Deri në fund të muajit shtator Sporteli Fason pranë Agjensisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ka anketuar 250 biznese fason, ku ka rezultuar rritje e punësimit me 5000 vende të reja pune, rritjes së vlerës së shtuar dhe sidomos, të eksportit.
Nga ecuria e deritanishme e sektorit fason, për muajin Gusht shënohet një rritje e eksporteve në 26.08% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërsa pesha e sektorit në raport me totalin e eksporteve shqiptare llogaritet në 33.3%.
"Qëllimi është që në pak kohë, kjo industri të kalojë në cikël të plotë, në mënyrë që të ketë sa më shumë punësim, vlerë të shtuar të rritur, që ngelet në Shqipëri dhe sa më shumë eksport", thanë sot për ATSH-në burime zyrtare të MZHETS-së.
Paketa mbështetëse përfshin dhe trajnimin e punonjëseve, ku përfitues është cdo biznes për periudhën trajnuese deri në 5 muaj, ku qeveria paguan pagën dhe sigurimet, kompenson shpenzimet për kostot e materialeve të punës.
ATSH
/Shqiptarja.com