Greqia ka marrë vendimin për ashpërsimin e masave anti-COVID pasi vendi regjistroi sot një rekord rastesh të reja infeksioni, 6700. Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikiliaspas bëri me dije se masat e reja do të hyjnë në fuqi këtë të shtunë dhe se në fokus kanë personat e pavaksinuar.
Sipas vendimit, të gjithë punonjësve të pavaksinuar, në sektorin publik apo atë privat, do t'u kërkohet të bëjnë dy teste në javë, të shpejta ose PCR. Po ashtu, për hyrjen në banka, ambiente argëtimi, hotele, dyqane, parukeri, pra aktivitetet që nuk konsiderohen të domosdoshme, do të jetë e detyrueshme demonstrimi i testit të shpejtë ose PCR për të provuar se nuk je i infektuar.
Bizneset që nuk do të respektojnë rregullat e vendosura do të gjobiten me 500 euro, duke rrezikuar edhe pezullimin e aktivitetit për 15 ditë. Po ashtu lista e bizneseve që do të shkelin rregullat, do të bëhet publike.
Ministri grek i Shëndetësisë ka bërë me dije po ashtu se me datë 5 nëntor do të fillojë edhe aplikimi i dozave të treta për ë gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.