Rritja e normës bazë të interesit në 3.25%, reagon Konfidustria: BSH nuk ka arsyetuar për pasojat anësore që sjell për qytetarët dhe bizneset

Rritja e normës bazë të interesit në 3.25%, reagon Konfidustria: BSH nuk ka arsyetuar për pasojat anësore që sjell për qytetarët dhe bizneset

Konfindustria

Konfindustria ka shprehur shqetësim pas rritjes me 0.25% të normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë. Në reagimin e bërë, Konfindustria argumenton se rritja e normës bazë të interesit duke e çuar në 3.25% do të ketë si pasojë të parë forcimin e lekut dhe dobësimi i monedhave të huaja.

Më tej theksohet se Banka e Shqipërisë nuk ka arsyetuar duke mos bërë publike pasojat anësore që sjell ky vendim në ekonominë e biznesit dhe qytetarëve. 

“Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen nga Banka e Shqipërisë/BSH me 0,25% të normës bazë të interesit, duke e cuar në 3,25%. Gjithashtu, shqetësuese është edhe paralajmërimi nga BSH për rritje të mëtejshme të pritshme të normës bazë të interesit. Konfindustria vlerëson, se BSH nuk ka arsyetuar, duke mos bërë publike asnjë nga pasojat anësore në ekonominë kombëtare, biznesit dhe qytetarëve në vendimin e saj. Pasoja e parë e drejtëpërdrejtë e rritjes së normës bazë do të jetë forcimi i Lek-ut dhe dobësimi i mëtejshëm i valutave, para së gjithash i Euro-s. Monedha europiane është zhvleftësuar me mbi 15% kundrejt Lek-ut në një periudhë pothuaj 1 vjecarë, duke vënë në vështirësi të mëdha industritë, eksportet shqiptare, duke rrezikuar deri në falimentim”- thuhet në reagim.

Në datë 1 nëntor Banka e Shqipërisë njoftoi rritjen e normës bazë të interesit në 3.25%, si pasojë e inflacionit të lartë. Guvernatori Sejko u shpreh se kjo nuk do të jetë rritja e fundit e normës bazë të interesit për këtë vit nëse inflacioni vijon të përkeqësohet, i cili për muajin shtator ishte 4.1%.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën