Rritet në 3.25% norma bazë e interesit, shkak inflacioni i lartë! BSH: Po shtrenjtohet nafta, lufta në lindjen e mesme po rrit çmimin e karburantit

Inflacioni i lartë dhe i qëndrueshëm kryesisht tek produktet e shportës ka shtyrë Bankën e Shqipërisë të rrisë përsëri normën bazë të interesit me 0.25%, duke e çuar në 3.25%.

“Ritmi i rënies së inflacionit erdhi në ngadalësim në tremujorin e tretë, ndërsa inflacioni bazë vijon të mbetet mbi objektiv. Inflacioni pritet të vijë në rënie graduale gjatë vitit të ardhshëm dhe të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2024”.

Kjo nuk do të jetë rritja e fundit e normës bazë të interesit për këtë vit nëse inflacioni vijon të përkeqësohet, i cili për muajin shtator ishte 4.1%.

“Këshilli Mbikëqyrës thekson se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend dhe se balanca e rreziqeve ndaj inflacionit është zhvendosur për lart. Në këtë kontest, ai mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit”.

Guvernatori thotë se një tjetër rritje çmimesh po ndodh për shkak të konfliktit Izrael-Palestinë, çka rrezikon kthimin e inflacionit në objektiv prej 3%.

“Inflacioni i artikujve të tjerë të shportës u shfaq relativisht i qëndrueshëm, ndërkohë që tensionet e shtuara gjeopolitike kanë sjellë rritje të çmimeve të naftës”.

Po ashtu Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka rritur me 0.25% edhe normën e interesit të kredisë njëditore, dhe interesin për depozitat një ditore.

Efekti i rritjes së normës bazë të interesit do të japë impakt të menjëhershëm tek shtrenjtimi i parasë, masë kjo që përdoret për të frenuar konsumin, në mënyrë që të balancohet kërkesa për produkte me ofertën që ka tregu. Ky vendim i Bankës së Shqipërisë do të përkthehet edhe në norma më të larta interesi për kreditë që japin bankat për qytetarët.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 01/11/2023 16:32

    Duhet ta kishe cuar 5% si Amerika o governator idiot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë

Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë