Rritja e numrit të dënuarve me koronavirus, burgu i Shënkollit kthehet në spital COVID

Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në SPITAL COVID për të burgosurit. Aktualisht janë 11 të dwnuar të vendosur në dy godina të ndryshme dhe trajtohen nga stafi mjekësor i burgut. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet deri më tani e mirë, pa simptoma të rënda të virusit.

Duhet theksuar se 6 godinat e burgut në Shënkollit pësuan dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe të gjithë të dënuarit janë transferuar në burgjet e tjera. Aktualisht në dy godinat e këtij burgu ndodhen 70 të paraburgosur, ndërsa godina tjetër është kthyer në spital COVID. 

Kreu i sindikatës së shërbimeve policore, Valentin Maca, thotë se kushtet nuk janë aspak optimale.

"Sot jemi përsëri në Shënkoll për mungesë të ambienteve dhe kushteve minimale të kryerjes së dënuarve nga stafi civil e policor. Duhet që stafi që shërben në këtë seksion ku qëndrojnë të dënuarit e prekur COVID-19 të trajtohet më pagesë ekstra", tha Maca.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve thanë për Report Tv se aktualisht janë aktiv me koronavirus, 14 të dënuar, prej të cilëve 5 nga burgu i Zaharisë dhe 9 nga i Drenovës, që janë karantinuar dhe po mjekohen në Lezhë dhe Tiranë.

Burgu i Shënkollit në Lezhë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre