Rritja e pagave, Tabaku kritika qeverisë: S’ka ekspansion me tatimin socialist

Rritja e pagave, Tabaku kritika qeverisë: S’ka ekspansion me tatimin socialist

1680170322_finalprojekt.00205317.Still022.jpg

Deputetja e PD-së, Tabaku shkruan se nuk ka si të ketë rritje ekonomike me tatim socialist. Duke iu referuar lajmit të dhënë nga kryeministri për rritjen e pagave

‘Nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie, kjo e fundit mund të urdhërojë vetëm rritje taksash për bizneset dhe sipërmarrësit siç ka bërë në 10 vite. Nuk mund të ketë rritje pagash me tatimin socialist sepse nuk ka rritje ekonomike me tatimin socialist!

Kur jep leje ndërtimi kompanive që kanë 0 bilanc e pastrojnë para thjesht po u shërben qytetarëve gënjeshtra për pagesat e punëtorëve & tenderat publikë. Paga minimale mund te fillohet nga koncesionarët që janë përfituesit/abuzuesit më të mëdhenj.

Nuk punon dot për shumicen një qeveri socialiste në shërbim të pakicës që ka mbytur ekonominë dhe konkurencën. Nuk është qeveria e shqiptarëve ajo që taton 95% për t’i dhuruar taksat 5% të shqiptarëve. Ky është sistemi i pandershëm i taksimit nga një qeveri e pakicës!’- shkruan Tabaku.


Lajmi kryesor:

Rritja me 7% e pagave për mjekët dhe infermierët, Rama: Më e madhja në histori! Tarifa e plotë shkollimi për studentët që nuk punojnë këtu 3 vite


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër