Rritja e pagës për mjekët dhe arsimtarët, Basha: Rama përsërit të njëjtat premtime të pambajtura! Refuzon të flasë për raportin e KE-së (VIDEO)

Kreu demokrat Lulzim Basha, pas takimit me taksistët në Tiranë, në një deklaratë për media ka folur për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve nga kryeministri Edi Rama, duke e quajtur një tjetër premtim që sipas tij  nuk do të mbahet.

"Konsumi ka rënë, i ka shtyrë në kufijtë e mbijetesës. Këto probleme te taksistëve sot janë  të të gjithë sipërmarrjes së vogël. Paratë e ndara me oligarkët të nxirren dhe të shkojnë aty ku ka më shumë nevojë qytetari.

Shikoni, premtime të pambajtura të këtij kryeministri dhe qeverie kemi kaq shumë saqë do t'u duheshin shumë orë. I gjendur pranë një bilanci shumë negativ ky njeri s'ka rrugëdalje dhe përsërit të njëjtat premtime të pambajtura. Për shtatë vite me rradhë nuk ka patur asnjë rritje page. Nuk mendoj se Shqiptarët sot presim që dikush që s'ka mbajtur premtime për kaq kohë t'i mbajë tani", tha Basha.

Sa i përket raportit të KE-së për integrimin e vendit tonë në BE, Basha ka refuzuar që ta komentojë, duke thënë se do të flasë në takimin që do zhvillojë sot me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhely.

"Do kem një takim sot me komisionerin. Ta bëjmë takim njëherë pastaj të flasim për qëndrimin", shtoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sadushja: 07/10/2020 11:16

    ikne burg o hajdut vrases ....kur te vi un ..... ti burgun ke o krimb

    Përgjigju
    • U.S.A.: 07/10/2020 13:04

      Selam aleko z. Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel