“Po dramatizohet. Kjo është qesharake, qëllimkeqe, nuk ka asgjë tjetër vetëm të pengojë këtë mazhorancë që ka për qëllim rritjen e mirëqien e popullit. Ky ligj ka një destinacion madhor, rritjen e mirëqënies së familjeve shqiptare. “- tha Berisha.
Kryeministri shtoi se në renditjen botërore të shteteve sa i takon borxhit të PBB, Shqipëria renditet e 41 duke lënë pas 104 vende. “Shqipëria ka një borxh prej 59. 7 % ndërkohë që ekonomitë më të fuqishme kanë një borxh shumë më të lartë se Shqipëria.”- tha Berisha duke përmendur Japoninë që sipas tij ka borxh 211.7 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Italia me 120 % të PBB. Singapori me 118%, Franca 86.1 % të PBB dhe Gjermania 81.8 % të PBB.
Madje ai shtoi se në Global debt clock, ku pasqyrohen të gjitha shtetet dhe borxhi që aa kanë Shqipëria është në zonën jeshile çka do të thotë se nuk është e rrezikuar.
“Nuk është vetëm përqindja, por dhe struktura dhe themeli që e bën borxhin ta quajmë “të mirë”.- shtoi kryeministri.
SULMI I OPOZITËS
Kryeministri tha se në marrjen e këtij borxhi është respektuar rregulli për të mos marrë asnjë qindarkë për të paguar pensione, rroga apo asistenca, por vetëm për investime, ujësjellësa, rrugë. “Ndaj dhe ne nuk na rritet borxhi, sepse ne na rriten të ardhurat. 1 dollar në infrasktrukturë e Shqipërinë dixhitale e kthen me shpejtësi në dinamizëm ekonomik dhe në gjallërim të ekonomisë. Në kulmin e krizës ky është i vetmi vend ku janë dyfishuar bizneset. Nuk ka qëllim tjetër”- nënvizoi kryeministri.
Sipas Berishës kërkohet që të mos merret borxh për të mos rritur nivelin e jetesës çka do të përkthehet dhe votë kundër qeverisë së tij në zgjedhjet e 2013-tës.
“Duhet me çdo kusht që ulja e nivelit të jetesës të konvertohet me vota, por kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk mund të pranohet. ..Qëllimi është që të mos rrisim 2 % që t‘i lëmë shkollat pa ngritur, të bjerë niveli i jetesës dhe të bjerë shi me vota në zgjedhje. Ne kemi qenë konstant në rritjen e rrogave, pagave dhe investime. Borxhin e ndryshuam për të investuar në rrugë. Ndaj erdhën vjet 4 milionë vizitorë.”
Madje kryeministri tha se po kthehen thirrjet në kohën e komunizmit, ku deklarohej se nuk merrej borxh, por përkundrazi borxhet merreshin madje në banka private duke shkelur ligjin.
"Më keni kujtuar thirrjet që bëheshin në kohën e komunizimit, ndërkohë që merrnin borxhe. Borxhi që i kishim bankave private ishte dy herë GDP, po 500 milionë dollarë borxh, jo shteteve por bankave private në kundërshtim me Kushtetutën. Dhe që e shlyem. Zhurma për borxhin ka zilinë që ky buxhet krijon tek ata që nuk kanë dëshirë të shohin rritjen e mirëqies tuaj ekonomike.”- tha Berisha.
Ne mbledhjen e grupit PD kryeministri foli dhe per
Berisha: Turqia aleate Erdogan mik i madh i Shqipërisë
Berisha: Carla Del Ponte bëri pazar me Beogradin
(sg/shqiptarja.com)