LEZHE - Zonat dhe rrugët kryesore te qytetit të Lezhës do të monitorohen 24 orë pa ndërprerje nga kamerat e sigurisë që pritet të vendosen në zonat e përcaktuara nga policia. 

Kjo nisëm e drejtorisë së policisë është ndërmarrë pas shtimit të rasteve te vjedhjeve gjatë natës, ndërsa për këtë investim një kontribut pritet të japë bisnesi vendas, i cili është treguar i gatshëm për të financuar projektin.

Vendosja e kamerave pritet të ketë një impakt për uljen e numrit te vjedhjeve gjatë natës shprehen drejtuesit e policisë. 

Projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë në zonat kryesore të qytetit të Lezhës pritet të kushtojë 40 mijë euro, ndërsa monitorimi i tyre do të kryhet nga strukturat e specializuara në Drejtorinë e Policisë në këtë qark.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)