Rritja ekonomike, BB: Shqipëria
pas vendeve të tjera në 2013
Nuk ka më as më të voglën shenjë të ritmeve “dyshifrore” të shpallura nga kryeministri Berisha për Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria mbetet “në bisht” të ekonomive ish-komuniste, për të shkuar në fund vitin e ardhshëm.
TIRANE - Prodhimi i Brendshëm Bruto ka shënuar një rënie të shpejtë në Shqipëri, ashtu si dhe në Bullgari, Maqedoni apo Rumani, që nga viti 2009. Ky është një ndër konstatimet e raportit më të fundit të Bankës Botërore.
Sipas raportit “Perspektivat Ekonomike për Europën dhe Azinë Qendrore”, rritja ekonomike e Shqipërisë për këtë vit pritet të jetë pak më e lartë krahasuar me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, por më e ulët se e Kosovës dhe e Serbisë dhe e shumicës së 20 vendeve ish-komuniste.
Deri-diku këtë vit ndikon pozitivisht një pritshmëri e mirë për shtim të prodhimit bujqësor në sajë të kushteve më të mira atmosferike. Por, Banka Botërore vlerëson se Shqipëria është mes vendeve me një nivel relativisht të lartë papunësie, me një shkallë që ka ngelur pothuajse e pandryshuar në vitet e fundit.
Në afatin e shkurtër, hapësirat për politika fiskale stimuluese janë shumë të pakta, për shkak të borxhit të lartë publik, thekson Banka. Raporti thekson se kredia në rajon ka qenë shumë e dobët gjatë gjysmës së dytë të 2012-s dhe ka rënë me shpejtësi në Shqipëri në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni.
Parashikimi i Bankës për Shqipërinë ka mbetur i pandryshuar në krahasim me raportin e janarit 2013, ku pritej një rritje po prej 1.8% të PBB-së. Ndërkohë, vitin e ardhshëm, me përjashtim të Malit të Zi, të gjithë vendet e tjera të ish-bllokut komunist do të kenë ritme më të larta se Shqipëria.
Raporti i radhës jep shpresa për një rimëkëmbje graduale gjatë viteve në vazhdim, ndonëse është e qartë se situata e pasigurt në të cilën ndodhet ekonomia europiane i bën mjaft të brishta parashikimet, çka dëshmohet nga rishikimi i ndjeshëm i tyre herë pas here.
Por, Shqipëria, sipas prognozave të BB, do të paraqitet me më pak rritje, krahasuar me vendet e tjera, me sa duket, për shkak të borxhit të grumbulluar publik. Shqipëria renditet ndërkohë ndër vendet që ka një nivel mjaft të lartë të huave bankare me probleme.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.3%
-
Jo
80%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 574
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ U kapën me 30 kg marijuanë, 2 shqiptare në pranga
27 Nëntor, 08:31
-
Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)
27 Nëntor, 08:19
-
Hamasi është gati për një armëpushim me Izraelin në Rripin e Gazës
27 Nëntor, 08:11
-
Vranësira dhe temperatura deri në 19 gradë, parashikimi i motit për sot
27 Nëntor, 07:57
-
Vendosni një ekulibër midis punës dhe dashurisë, çfarë kanë rezervuar yjet për sot
27 Nëntor, 07:50
-
Lufta në Ukrainë/ Oficerët ukrainas informojnë NATO-n për raketën balistike të lëshuar nga Rusia në Dnipro! Ministri i Mbrojtjes, Umerov takime sot në Seul
27 Nëntor, 07:48
-
'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia
27 Nëntor, 07:33
-
Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit
27 Nëntor, 07:26
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit
27 Nëntor, 07:13
-
Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë
26 Nëntor, 22:57
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45