Rritja ekonomike, parashikimi i
FMN 6 herë më i ulët se qeveria

Rritja ekonomike, parashikimi i<br />FMN 6 herë më i ulët se qeveria
TIRANE - Të ulur në të njëjtën tavolinë Ministri i Financave Ridvan Bode e përfaqësuesi i FMN-së Nadeem Llahi japin shifra te ndryshme për rritjen ekonomike për 2012. Parashiki i FMN-së  është 6 herë më i ulët se ai i qeverisë shqiptare dhe shifrat u prezantuan sot paradite në konferencën e përbashkët të shtypit që zhvilluan Ministri i Financave dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe përfaqësues të FMN në Tiranë.

Sipas institucionit ndërkombëtar financiar me qendër në Washington rritja ekonomike për këtë vit parashikohet 0. 5 % ndërkohë që ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi një shifër prej3 %, madje duke thënë se qeveria ka bërë një ulje nga objektivi i parë prej 4-5%. Sipas FMN borxhi i publik i Shqipërisë përbën risk afat gjatë dhe i kërkon qeverisë të shlyejë detyrimet e prapambetura ndaj kompanive private të kontraktuara.

RRITJA EKONOMIKE, FMN: 0.5%, Bode: 3%

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje të ulët prej 0.5 % për 2012 ndërkohë që për 2013 do të jetë një rritje të lehtë prej 1.3 %. “Shqipëria pati një ulje të rritjes ekonomike por nuk areriti në niveli aq të ulëta dhe nuk cenoi stabilitetin ekonomik. Kjo për shkak se importet kanë rënë, rritja e kreditimit për ekonominë ka rënë."- deklaroi përfaqësuesi i FMN në Tiranë, Nadeem Llahi. Ai sqaroi se në parashikimet për rritjen ekonomike nuk është parashikuar përdorimi i të ardhurave nga privatizimi. “Kjo varet nga mënyra si do të përdoren të ardhurat nga privatizimi. Nëse një pjesë do të përdoret për të shlyer detyrimet e prapambetura atëherë do të ketë një lehtësim për ekonominë.”
Nga ana e tij Ministri i Financave Bode tha rritja ekonomike do të jetë 3 %, jo 4..3 % që ishte objektivi i qeverisë.
“Ne kemi shpallur se rritja ekonomike do jetë 3% e ngadalësuar dhe nuk kap objektivin, por kjo bazohet tek rënia e kërkesës së brendshme”

FMN: BORXHI PUBLIK RREZIK, DUHET ULUR
Sipas Llahi politikat fiskale janë përpjekur të ruajnë objektivin e borxhit 60 % dhe kanë ndjekur një politikë aktive.
“Ministri ka të drejtë kur thotë se niveli i borxhit nuk është rritur aq shumë sa në rajon por është ende një rrezik dhe ky mbetet i lartë sikurse dhe natyra e profilit afatshkurtër dhe nevoja për financim në treg çdo vit. Diskutuam për të reduktuar borxhin e mbështetjet për rritjen ekonomike kur kjo është e dobët.

Sugjerimi i FMN- së është ruajtja e nivelit të borxhit në atë ku është këtë vit, dhe paralajmëron se "edhe qeveria do të ndjekë politikat që ka thënë niveli i borxhit do mbetet  60 % dhe "nuk do të zbresë”

FMN: QEVERIA T’I SHLYEJË DETYRIMET KONTRAKTORËVE
Përfaqësuesi i FMN-së tha se “Duhen zgjidhur detyrimet e pashlyera ndaj kontraktorëve". Vendimet e BSH ka qenë të duhura sidomos kur ekonomia tregon dobësi. FMN vlerësoi si të sukseshme politikat monetare. Ai thotë se ka besim te sistemi bankar, por “Sistemi bankar varet nga depozitat vendase dhe kjo siguron stabilitetin e tij”

RRITJA E KREDIVE TE KËQIJA
Përfaqësuesit e FMN gjatë qëndrimit në Shqipëri pasi kanë diskutuar me Bankën e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë për rritjen e kredive nën standard, thonë se situata është përkeqësuar gjatë vitit të fundit.
“Kjo është përkeqësuar gjatë vitit të fundit kur ekonomia ka ngadalësim dhe gjithashtu shlyerja me vonesë e faturave. Ka ndikuar dhe mos shlyerja e detyrimeve nga ana e qeverisë ndaj sektorit privat.
FMN vlerësoi si “të nevojshme” forcimin e të drejtave të pronësisë dhe forcimin e biznesit si faktorë që do të ndihmojnë në nxitjen e investimeve të huaja.

BODE: RRITJA E BORXHIT PUBLIK MODEST, 3-4 %
Ministri i Financave deklaroi se vëmendja e qeverisë ka qenë në mos rritjen e defiçitit buxhetor përmes huamarrjeve dhe ruajten e nivelit të borxhit publik.
“Ekonomia shqiptare ka bërë rritjen më modeste, më të ulët të borxhit publik, deri në 3-4 % ndërkohë që të gjitha vendet e rajonit kapërcejnë kufijtë e borxhit publik”- tha Bode. Ministri i Financave tha se politikat fiskale për 2013 nuk do të ndryshojnë. “Do bazohen në taksat e ulëta, qeverisje të vogël, e defiçit të vogël, kosto administrative të ulët, faturë sociale në mbështetje të shtresave në nevojë dhe në lehtësirat e biznesit"

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik