Rritja reale e PBB për vitin e 2013
ishte katër herë më e ulët
Ndryshimet midis parashikimeve të Kuadrit Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2014-2016 janë të theksuara krahasuar me ato të periudhës 2015-2017.
TIRANE- Ndryshimet midis parashikimeve të Kuadrit Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2014-2016 janë të theksuara krahasuar me ato të periudhës 2015-2017. I pari është hartuar nga administrata “Berisha”, ndërsa i dyti nga administrata “Rama”. Ajo që vlen të theksohet është parashikimi i rritjes reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2013 në Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2014-2016, që sipas qeverisë së kaluar ishte dhënë shifra 3.1%.
Ndërkaq, sipas vlerësimit të kryer së fundmi nga Ministria e Financave, rezulton se rritja reale e PBB-së është mbi 4 herë më e vogël se sa ishte parashikuar nga administrata “Berisha”. Vlerësimi, sipas kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal për periudhën 2015-2017, për rritjen reale të PBB-së për vitin 2013 është 0.7%. Ndërkaq, parashikimet e Qeverisë socialiste për treguesit makroekonomik për 2 vitet në vijim, edhe pse nuk kanë të njëjtin “optimizëm” të administratës “Berisha”, mund të thuhet se janë realiste, duke u nisur nga vlerësimi i këtyre treguesve për sa i përket vitit 2013.
PBB/banorPër vitin 2013, vlerësiimi i Qeverisë socialiste, për sa i përket PBB-së për banor, ka rezultuar më i vogël se sa parashikimi i bërë nga administrata “Berisha”. Gjithashtu Qeveria aktuale ka një parashikim më të vogël të PPB-së për banor, për vitet 2014 dhe 2015, se sa kishte parashikuar paraardhësja e saj. Ndërkaq, duke iu përmbajtur parashikimeve të Kuadrit Ekonomik e Fiskal për periudhën 2015-2017, PBB-ja për banor për vitin 2016 pritet të jetë më e lartë se sa ishte parashikuar në kohën e administratës “Berisha”. Duhet theksuar se ky tregues makroekonomik është gjithashtu një tregues që lidhet me mirëqënien e një vendi
HuajaQeveria socialiste është në negociata për marrjen e huave, që sipas saj janë jetike për ecurinë e ekonomisë. Si rrjedhojë, parashikimi i huamarrjes totale neto do të jetë afërsisht 2 herë më shumë se sa ishte parashikuar nga administrata “Berisha” për vitet 2014 dhe 2015.
Shkrimi u publikua sot (01.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
6%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Martinit, del nga spitali shoku i 14 vjeçarit
29 Nëntor, 13:18
-
Vdiq në ditën e parë të punës, 18-vjeçari shqiptar sapo ishte bërë baba! Flet mes lotësh partnerja e tij: Po planifikonim dasmën
29 Nëntor, 13:12
-
Europol: Arrestohet në Rinas kreu i dyshuar i trafikut të heroinës nga Irani në Europë, i sekuestruan 703 kilogramë në një kontejner me sapun
29 Nëntor, 13:04
-
Muralja e Maradonës, vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali
29 Nëntor, 13:03
-
Mbi 225 tonë kokainë, konfiskohet rekord botëror droge e fshehur në nëndetëse! Autoritetet kolumbiane zbulojnë rrugën e re të trafikut të narkotikëve drejt Australisë
29 Nëntor, 12:54
-
Gjykata e Hagës urdhëron ish pjesëtarin e UÇK-së t’u paguajë 208 mijë euro viktimave të tij
29 Nëntor, 12:51
-
Përgjimet e Sky ECC, kush është shqiptari 'VIP' i arrestuar në Greqi
29 Nëntor, 12:46
-
Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë
29 Nëntor, 12:41
-
Moti i keq/ Fundjava pritet të mbizotërohet nga reshjet e dendura të shiut
29 Nëntor, 12:39
-
Bind Myrto Uzuni, Granada i kërkon rinovimin me përmirësim page
29 Nëntor, 12:35
-
Tiranë/ Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës, do përbëhet nga 4 godina! Studentët do kenë akses në biblioteka, muze dhe ambiente sportive
29 Nëntor, 12:29
-
U godit organizata kriminale e Suel Çelës, SPAK do të kërkojë ekstradimin e të arrestuarve në Belgjikë e Itali! Letrat dërgohen javën tjetër
29 Nëntor, 12:11