Prodhimet shqiptare të specit, domates, kastravecit, lakrës e shumë perimeve të tjera, po shohin rritje në eksport drejt shumë shteteve të Bashkimit Evropian. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, gjatë një vizite në një pikë grumbullimi të prodhimeve bujqësore në Lushnje, u shpreh se "ka një prodhim të jashtëzakonshëm".
"Po shohim statistikat e këtij 6-mujori dhe është fakt që kemi rritje të eksportit të specit, domates, kastravecit, lakrës dhe shumë perimeve të tjera. Rritja mesatarisht shkon deri në 90%. Kemi rritje në vlerë dhe në çmim krahasuar me vitin 2018”, tha ministri Çuçi.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti sektori bujqësor ka njohur një rritje me 24%. Shqipëria vazhdon të jetë një ndër 20 vendet e para në botë për eksport të domates në volum. Gjatë këtij viti pikat e grumbullimit kanë zgjeruar hartën e tregjeve ku eksportojnë. Përveç vendeve si Italia, Suedia, Anglia, Gjermania, Çekia, Polonia, Bullgaria, Kroacia etj, një pjesë e prodhimeve tona bujqësore shkojnë tashmë edhe në Indi.
Fakt është se deri më tani nuk ka asnjë ngarkesë të kthyer mbrapsht nga vendet ku shkojnë këto prodhime. Kjo dëshmon qartë se prodhimet tona bujqësore janë cilësore dhe konkurrojnë në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian.
Rritja e prodhimit bujqësor shqiptar dhe nivelit të eksporteve nuk është e rastësishme. Politikat që janë ndjekur në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural po i japin frytet e tyre. Stimulimi dhe forcimi i pikave të grumbullimit si hallka kyçe mes fermerit dhe tregut po jep rezultate. Po kështu edhe mbështetja përmes Skemës Kombëtare, Programit IPARD, heqja e TVSH-së për imputet bujqësore, heqja e TVSH-së për makineritë dhe investime të tjera në infrastrukturën ujitëse e kulluese.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3828
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor 2024, 21:48
-
Kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Çuçi: S'mund të marrim vendim derisa çështja është në Kushtetuese! Parlamenti në limitet e punës
23 Dhjetor 2024, 13:29
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor 2024, 15:00
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor 2024, 14:09
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor 2024, 17:05
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor 2024, 21:06
-
Vlora nën ujë! Kolektorë të bllokuar dhe pompa të amortizuara, kush ka përgjegjësi për përmbytjet?! Çuçi: Verifikojmë çfarë nuk funksionoi
5 Tetor 2024, 10:23
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Kriza e euros/ Fasoneria 'nuk ngre kokë', afro 150 mln euro më pak eksporte
30 Shtator 2024, 15:35
-
Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025
8 Shtator 2024, 13:16
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator 2024, 12:19