/ATSH-DPA/ -  Rritet në nivele të larta besimi ekonomik në Itali, në këtë shtator pasi disa vitesh, thuhej në të dhënat zyrtare të Istat-it, një shenjë tjetër që ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë po rritet pas një recesioni të gjatë.
Indeksi i besimit të biznesit arriti në 106,2 pikë, regjistrimi më i mirë që nga nëntori i vitit 2007, ndërkohë që besimi i konsumatorëve shkon në  112,7 pikë, rekordi më i lartë që nga marsi i vitit 2002, tha Instituti Kombëtar italian i Statistikave, Istat.
Italia ka përjetuar rënien më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore gjatë viteve 2011-2014, por ekonomia e saj u ringjall këtë vit.
Më parë gjatë këtij muaji, qeveria rriti parashikimet e rritjes në 0,9 për qind për këtë vit dhe 1,6 për qind për vitin 2016.