Shkalla e papunësisë ishte 17 %, duke mbetur pothuajse në nivel të ngjashëm me tremujorin paraardhës i cili ishte 16,9 %. Vihet re se gjatë këtij tremujori shkalla e papunësisë për meshkujt e moshës 15-64 vjeç pati një rënie prej 0,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013, ndërsa për femrat shkalla e papunësisë lëvizi në kah të kundërt duke pësuar një rritje prej 0,8 pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të katërt 2013 shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç u rrit nga 26,9 % që ishte në tremujorin e mëparshëm në 28,1%.
Ndër të rinjtë e papunë 61,7 % ishin të papunë prej një viti a më shumë. Duke analizuar papunësinë e të rinjve sipas nivelit arsimor të tyre, vlerësohet që 29 % e të rinjve të papunë ishin me arsim të lartë, ku meshkujt e papunë me arsim të lartë përbënin 11 % dhe femrat 18 % të të papunëve gjithsej.
Redaksia online
el.sk/shqiptarja.com