Rrjeta në lumin Drin në Lezhë jo për peshk, por për të kapur plehrat

Një rrjet e vendosur në Drin, çdo kujt mund ti krijojë idenë e kapjes së peshkut. Por në fakt është krejt e kundërta. Si një nga ndotësit më të mëdhenj të bregdetit të Lezhës, ambientalistët po kërkojnë zgjidhje për të penguar mbetjet e ndryshme kryesisht plastikë të cilat përfundojnë në det.

Janë Jak Gjini dhe Emirjeta Adhami ekspertë të mjedisit që me nismën e tyre po vendosin rrjeta në lumë.

“Ndërhyrja është modeste, por, është edhe testim për situatën për të zbut në njëfarë mënyrë përcjelljen e mbetjeve plastike në Lumin Drin. Duke e marrë këtë masë për mbajtjen e mbetjeve të ngurta. Kjo është ndërhyrja e parë, me të cilën ne shohim dhe sa është ndotja, në çfarë periudhe sjellin më shumë ndotësit me qëllim që Bashkia pastaj të marrë masa të tjera më të forta”, tha Jak Gjini, Specialist Mjedisit.

Lumi Drin në Lezhë vitet e fundit është kthyer në një kanal ujëmbledhës i ujerave të zeza dhe në lanfilld i mbetjeve të ndryshme urbane.

“Sot iniciativa ka vënien e një rrjete. Nëpërmjet kësaj rrjetë ne krijojmë një barrierë për këto mbetje të ngurta, duke ditur që ato janë një problematikë shumë e madhe jo vetëm si ndotëse, por, edhe në pamjen vizuale. Ne në këtë mënyrë i lehtësojmë punën dhe Bashkisë për t’i mbledhur por edhe për të ndërgjegjësuar komunitetin. Është e mira që kjo rrjetë t’i japë çdokujt një ndërgjegjësim, që mos të hedhin mbetjet në lumë”, u shpreh Emirjeta Adhami.

D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 25/09/2022 16:06

    bravo,ide e shkelqyer ,,,,kjo duhet bere ne c'do lume,,,kemi kafshe -maloke afer lumejve qe hedhin mbeturinat ne lume,,,jo njerez.....

    Përgjigju
  • Iris: 25/09/2022 02:27

    Si ide eshte e mire,por me kusht, qe mbetjet e mbledhura para tyre te hiqen vazhdimisht dhe rrjetat te ngrihen here pas here me alternime kur njera ngrihet te ulet tjetra,sepse sic pengojne plerat,pengojne dhe levizjen e peshqve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Ndryshohet drejtori, 130 punonjës në Portin e Vlorës prej një muaji pa marrë rrogën

Ndryshohet drejtori, 130 punonjës në Portin e Vlorës prej një muaji pa marrë rrogën