‘Tingujt e flautit' ne Lezhë, 15 vjeçarja mbush sallën! Ester Shema solli emocione të rralla për publikun

E shtuna ishte një mbrëmje e veçantë në Lezhë. Flauti u gërshetua me instrumenta të tjera muzike, përmes një koncerti recital me muzike klasike, i Ester Shema, nxënëse e shkollës 9-vjeçare "Beselidhja".

Performanca e 15-vjeçares solli emocione të rralla për publikun që kishte mbushur sallën e pallatit të kulturës "Ded Ndue Lazri"

Flauti është një instrument muzikor jo shumë i njohur dhe realizimi i këtij recitali nuk ishte aspak i lehtë, por pritshmëritë u përmbushën në maksimum sipas mësueses së muzikës Angjela Hamadi dhe flautistes Ester Shema.

“Esteri është një nxënëse shumë e talentuar dhe shumë punëtore për punën që ajo bën. Jam shumë e lumtur që u  realizua ky recital, dhe Ester i ka përmbushur me shumë pritshmëri ato që unë kam dashur të bëhen me Esterin sot”, u shpreh mësuese Angjela Hamadi.

“Pritshmëritë ishin shumë të larta, mendoj që arrita ti kapja. I vështirë ka qenë i gjithë recitali, se është përgjegjësi shumë e madhe, por kemi shumë muaj që punojmë, shumë lodhje e sakrificë. Ja kemi arritur”, tha e emocionuar 15 vjeçarja Ester Shema.

Instrumentistët që po dalin nga shkolla "Besëlidhja" shihen si mjaft premtues për të ardhmen dhe këtë e tregon dhe prezenca e publikut në sallë.

“Është një shenjë emancipimi muzikorë, që duket në radhë të parë të publiku. Vëmendja me të cilën publiku nuk erdhi sot në këtë koncert, por shihet se ka një periudhë në të cilën ndodhin këto ngjarje muzikore, të cilët kultivojnë dëshirën që njeriu i qytetëruar të vijë në një teatër”, u shpreh mësuesi i muzikës Zhani Ciko.

“Është kaq e bukur të vish këtu thuajse çdo javë dhe të shijosh këto performancë nga të rinjtë tanë, të marrësh energji të reja”, theksoi ndër të tjera Kryebashkiaku Lezhjanë Pjerin Ndreu.

Koncerti recital "Tingujt e Flautit", zgjati rreth një orë dhe u luajtën 9 pjesë të ndryshme muzikore, të emrave të mëdhenj të muzikës botërore.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë