Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shpallur emergjencën kombëtare për të mbrojtur rrjetet kompjuterike. Ai nënshkroi një urdhër që pengon kompanitë amerikane që të përdorin rrjete telekomunikacioni të huaj pasi besohet se paraqesin rreziqe të sigurisë kombëtare, ndërsa objektivi i vërtetë duket se është Huawei.
Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, urdhri i Trump ka për qëllim "të mbrojë Amerikën nga kundërshtarët e huaj, të cilët në mënyrë aktive dhe gjithnjë e më shumë po krijojnë dhe shfrytëzojnë dobësitë në infrastrukturën dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit". Ky veprim u prit menjëherë nga kryetari i Komisionit Federal të Komunikimeve, i cili tha në një deklaratë se ishte "një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të rrjeteve të Amerikës".
Por gjiganti kinez i teknologjisë reagoi menjëherë duke deklaruar se kufizimi i biznesit të tij në SHBA do të dëmtonte vetëm konsumatorët dhe kompanitë amerikane. Vendimi i Trump erdhi pasi disa vendekanë ngritur shqetësime në muajt e fundit se produktet Huaëei mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje.
SHBA ka bërë presion ndaj aleatëve për të shmangur Huawei në rrjetet e tyre. Lëvizjet ka të ngjarë të përkeqësojnë tensionet midis SHBA dhe Kinës, të cilat ishin përshkallëzuar këtë javë me rritjen e tarifave në luftën tregtare. Huawei ka qenë në epiqendrën e luftës tregtare SHBA-Kinë.