Studiuesit kanadezë zbuluan se adoleshentet që kalonin të paktën 60 minuta në mediatsociale si WhatsApp, Facebook dhe Snapchat patën probleme me gjumin.
Ekspertët sqarojnë se sa më shumë kohë të shpenzohet në mediat socale aq me pak gjumë do flini.
Të dhënat treguan se vajzat adoleshente ishin më shumë të varura nga mediatsociale ndërsa djemtë nga lojrat online që ofrojnë këto media.
Konkretisht studiuesit morën në shqyrtim 5.242 fëmijë kanadez të moshës 11-20 vjeç ku 73.4% e tyre treguan se shpenzonin më shumë se 1 orë në ditë në mediatsociale e për shkak të kësaj të dhënat treguan se 59.6% e djemve dhe 67.9% e vajzave nuk flinin mjaftueshëm.
Studiuesit kanadez e quajnë të rëndësishme se si ndikojnë rrjetet socialë në shëndetin e fëmijëve pasi numri i tyre që rrinë për një kohë të gjatë në telefon është tepër i lartë, dhe kjo shkakton që fëmijët zhvillojnë zakone të këqija që në moshë të hershme dhe këto zakone do ti shoqërojnë gjithë jetën shkruan Sotnews.
Autori i studimit Dr Jean-Philippe Chaput ka shpjeguar se gjumi është faktor shumë i rëndësishëm për një shëndët të mirë dhe mungesa e tij do të sillte problem të shumta tek fëmijët.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com