Prostitucioni në Rrogozhinë, burg për dy biznesmenët, arrest shtëpie për 5 punonjëset e seksit

Prostitucioni në Rrogozhinë, burg për dy biznesmenët, arrest shtëpie për 5 punonjëset e seksit

Gjykata e Kavajës ka lënë në burg pa afat dy pronarët e hoteleve në Rrogozhinë Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha, të cilët akuzohen për “përshtatje të ambienteve për ushtrim prostitucioni dhe ushtrim prostitucioni”, ndërsa ka nxjerrë nga qelia në arrest shtëpie 5 vajzat me inicialet M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., që akuzohen për prostitucion.  

Ky rrjet prostitucioni u shkatërrua pas 7 muajsh hetimesh dhe përgjimesh që shërbejnë dhe si prova më e fortë. Report Tv ka zbardhur dosjen hetimore një ditë më parë, ku në të janë edhe bisedat mes dy vajzave, punonjëse seksi, ku diskutonin për punën apo me klientët e tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy hotelet janë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme parash, prej 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre vajzave për prostitucion si dhe 7 telefona celular dhe një autoveturë. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zgjoheni në mëngjes të lodhur, ja disa arsye dhe këshilla si mund ta rregulloni

Zgjoheni në mëngjes të lodhur, ja disa arsye dhe këshilla si mund ta rregulloni