Në panairin e Turizmit ITB Berlin, Shqipëria prezantohet me një qasje digjitale inovative për vizitorët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Blendi Gonxhja ka treguar si funksionon rrjeti WiFi “Albania All Senses” që transformon shërbimin e internetit për ta vendosur në dispozicion të promovimit të vendit.

Sapo përdoruesit lidhen me rrjetin, shkarkohet broshura digjitale që orienton vizitorët e panairit drejt stendës së Shqipërisë.

“Me t’u lidhur me rrjetin, shkarkohet broshura digjitale e ofertës turistike të Shqipërisë dhe publiku orientohet automatikisht drejt stendës sonë duke u përfshirë menjëherë në përvojën e destinacionit.

Ky koncept inovativ shndërron një shërbim të thjeshtë interneti në një pikë kontakti që prezanton Shqipërinë në mënyrë interaktive dhe duke e bërë prezencën tonë edhe më të dukshme, dhe më të aksesueshme për vizitorët e shumtë ndërkombëtarë”, shkruan Gonxhja.

Nën konceptin “Albania All Senses”, vendi ynë sjell një ofertë të strukturuar që i përgjigjet trendeve globale të turizmit, qëndrueshmëri, përvoja autentike, produkte premium dhe diversifikim sezonal