Si pasojë e përplasjeve të forta me policinë, dy banorë të Rrjollit mbetën të dëmtuar dhe për pasojë e dërguan në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Siç shihet dhe në pamje, ata janë të gjakosur të fashuar.
Banorët kërkojnë drejtësi dhe kundërshtojnë ndërtimin e resortit të Ulajt në tokën e tyre. Ata bëjnë fajtor policinë për përplasjet duke thënë se shteti është bërë palë me ndërtuesin dhe botuesin Bashkim Ulajn. Njëri prej tyre është dhe babai i djalit, i cili ditën e djeshme u godit me grusht nga një punonjës i kompanisë private “Breçani Security”, të punësuar nga Ulaj për të ruajtur kantierin.
“Si çdo ditë po shkojmë te toka e të parëve tonë. Ka qenë policia gardh. Djalin dje e kanë goditur me grushte. Nuk kthehemi pas në asnjë send. Na ka qëlluar me gurë na kanë vendosur për fund në mënyrë makabre. Do të vazhdojmë pa ndalim derisa të dali e drejta. Nuk kemi kundërshtim me shtetin, dua të bllokohen punimet. Jam dëmtuar në këmbë dhe qafë. Më kanë tërhequr zvarrë”, tha një banor.
“Shkojmë tek tokat tona , s’na lënë. Na marrim si të jemi në Kabul. Policia është 100% me palën tjetër. Të na dalë zot shteti se asgjë nuk na ka ngel më keq do të bëhet. Sa dolëm policia duke na sharë e ofenduar. Më kapi dikush më gjuajti e më hodhi në gurë. Jam vrarë në shpinë e kraharor”, tha banori tjetër i dëmtuar.
Lajmi kryesor:
Protestat në Rrjoll kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët të gjakosur, përplasje të ashpra me policinë! Dy prej tyre përfundojnë në spital (VIDEO)










