TIRANË - Sindikalistët i kërkojnë qeverisë Rama që gjatë mandatit të parë qeverisës të rrisë rrogat e arsimtarëve deri në 70 mijë lekë, rritjen e masës së pensionit, si dhe mos ulja e moshës së pensionit për këtë kategori.
Këto kërkesa u bënë publike dje nga kreu i sindikatave të pavaruara të Shqipërisë Gëzim Kalaja, gjatë kongresit të gjashtë që arsimtarët kanë zhvilluar në Tiranë. “Kërkojmë rritjen e pagës së arsimtarëve dhe nivelin e 700 mijë lekëve.
Gjatë 4 vjeçarit të qeverisjes së majtë kërkojmë rritjen e pensioneve. Ne do tregojmë inteligjencën në tavolinën e bisedimeve për të parë mundësitë reale të qeverisë, kohën e realizimit të tyre dhe lënien e kohës në mes për mundësitë që do sjelli në finalizimin e marrëveshjes midis nesh”- tha Gëzim Kalaja.
Shkrimi u publikua sot (27.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com