Rrogat mbi 150 mijë tatohen aq sa biznesi madh! Tatim 23% për 17 mijë punonjës me paga të larta

Prej 7 vitesh në vend po zbatohet politika fiskale e tatimit progresiv, me parimin kush fiton më shumë paguan më shumë. Kjo politikë ndiqet si për të ardhurat personale ashtu edhe për bizneset. Por si tatohen të punësuarit që ndahen në tre kategori dhe bizneset qe ndahen po në të njëjtën formë?

Konkretisht punonjësit me paga deri 30 mijë lekë nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat personale. Edhe bizneset me qarkullim deri në 5 milionë  nuk paguajnë tatim mbi fitimin por janë pjesë e TVSH-së.

Pagat mbi 30 mijë lekë tatohen me 13%, biznesi nga 5-14 milionë lekë paguan 5% tatim fitim, ku subjektet me xhiro nga 5-8 milionë lekë paguajnë tatim të thjeshtuar.

Ndërkohë pagat mbi 150 mijë lekë paguajnë 23% tatim, aq sa tatohet edhe biznesi i madh me xhiro mbi 14 milionë lekë. Pra si të pasurit ashtu dhe ata që kanë paga të larta kanë të njëjtin taksim.

Sipas të dhënave zyrtare të marra pranë Tatimeve rezulton se janë 13.646 qytetarë që marrin paga mbi 150 mijë lekë dhe tatohen me 23% për të ardhurat dhe janë11.758 biznese me xhiro mbi 14 milionë lekë që paguajnë 15% tatim fitim dhe mund të paguajnë edhe dividendin në nivelin e 8%, nëse kanë fitime për të ndarë mes aksionerëve.

Qeveria ka paralajmëruar një ndryshim në tatimin progresiv të pagave por që ende nuk është saktësuar se për çfarë po punohet. Kurse lehtësimi për të pasurit apo biznesin e madh hyri në fuqi në janar të vitit 2019, ku kësaj kategorie ju ul tatimit mbi dividendin nga 15% në 8%.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit