Shërbimet e policisë Kavajë, pranë D.V.P.Tiranë, më datë 13.10.2017, arrestuan tre punonjës të policisë bashkiake. Në prangat e policisë ranë Ruzhdi Juba, 54 vjeç, banues në Rogozhinë, me detyrë punonjës i policisë bashkiake, Qamil Canaj, 59 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë punonjës i policisë bashkiake si dhe Enver Qepa, 42 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë punonjës i policisë bashkiake.
Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi, më datë 13.10.2017 në lagjen nr.1, Rrogozhinë, së bashku me shoferin e një fugoni, shtetasin R.J., 26 vjeç, kanë kryer veprime arbitrare, duke mos lejuar të parkoj në stacionin e fugonave, subjektin e transportit publik interurban, duke ushtruar dhunë fizike ndaj shoferit dhe faturinos ( shtetasve E.D., 28 vjeç dhe E.D., 28 vjeç, vëllezër).
Procedohet penalisht, në gjëndje të lirë, shoferi i fugonit, - R.J., 26 vjeç, banues në Tiranë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Kryerja e veprimeve arbitrare në bashkëpunim" dhe "Plagosje e lehtë me dashje", parashikuar nga nenet 250/25 dhe 89 të Kodit Penal.
[gallery]24259[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

FOTO










