SERBI- Ende e tronditur 48 orë pas masakrës në një shkollë fillore, me një bilanc viktimash prej 8 personash, Serbia nuk ka rënë në qetësi.
8 të vrarë dhe 13 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike) ka qenë bilanci i frikshëm i një akti terrorist nga 21-vjeçar, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe.
Masakra ndodhi rreth mesnatës pas një debati në oborrin e shkollës, ku më pas 21-vjeçari Uros Blaziç ka shkuar në shtëpi për të marrë armën. Në fillim ka qëlluar me breshëri automatiku në fshatin Dubona, rreth 60 kilometra në juglindje të Beogradit. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes, dhe fijoi sulmin me armë në fshatrat Mali Orasje dhe Sepsin.
Pas kësaj masakre nën kërcënimin e një arme Uros ka detyruar një taksist që ta dërgonte në qytetin e Vinjishtes, në shtëpinë e dajës së tij, aty ku u fsheh për gati 8 orë për t’I shpëtuar arrestimit nga policia.
Më shumë se 600 anëtarë të Forcave Speciale Serbe morën pjesë në ndjekjen e 21-vjeçarit, ndërsa u angazhuan të gjitha njësitë speciale të policisë, duke përfshirë një njësi kundër terrorizmit, njësi helikopterësh dhe forca policore. Pas 8 orësh kërkimesh, mëngjesin e së premtes policia vuri në pranga Uros, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë ku fshihej autori u gjetën katër bomba, të cilat ekipi i mjeteve të pashpërthyera i sekuestroi. E gjithë familja ku fshihej vrasësi nga Mlladenovaci në fshatin Vinjishtë u arrestua gjithashtu nga policia, ndërsa sipas banorëve ato ishin një familje e respektuar, por 21-vjeçari njihej si një djalë problematik edhe më herët.
Të rënda janë dëshmitë e banorëve që tregojnë se mes të vdekurve është edhe një 15-vjeçar i cili i ka dalë 21 vjecarit me armë për të shpëtuar të vëllanë, por të shtënat i morën jetën. Disa të tjerë tregojnë se Uros ka qëlluar edhe të moshuarit që po riparonin gardhin jo shumë larg oborrit.
Pas ngjarjes Presidenti Aleksandër Vucic ka dalë në një deklaratë për shtyp, e dyta herë brenda 48-orësh duke e cilësuar si një sulm terrorist ndaj vendit dhe ka njoftuar për masat e reja.
“Ky është një sulm ndaj gjithë vendit tonë, dhe tani e tutje në do të dërgojmë rreth 1000 policë nëpër shkolla që fëmijët të jenë të sigurt. Do të rekrutojmë 1200 policë të rinj. Kërkova kthimin e dënimit me vdekje, por kryeministri dhe qeveria më refuzuan. Ne do të bëjmë çarmatimin e plotë të Serbisë. Dënimet do të jenë shumë të larta për armët ilegale. Sulmi i të enjtes ishte një sulm terrorist. Autori u arrestua dhe nuk do ta shohë më dritën e diellit.”
Shumë figura të politikës evropiane kanë reaguar ndaj ngjarjeve nëSerbi duke dënuar sulmet dhe ngushëlluar të prekurit nga tragjeditë, mes tyre Josep Borell, kryediplomat i Bashkimit Evropian, Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.
Dy ditë më parë një tjetër masakër u shënua në një shkollë në Beograd ku një 13 vjecar vrau 8 shokë të klasës dhe rojën e shkollës ndërsa plagosi disa të tjerë. Po në Beograd raportohet se një 16-vjeçare ka plagosur me thikë shoqen e klasës dhe mësuesen. Ajo çka është edhe më tronditëse, janë komentet e shumta nëpër rrjete sociale që i mbështesin këta vrasës dhe i qujnë si ‘heronj
Çfarë ndodhi në shkollën fillore në Beograd:
13-vjeçari i identifikuar si Kosta.K ka ekzekutuar sot me armë zjarri 9 persona në një shkollë fillore "Vladislav Ribnikar". Ai ka vrarë rojën dhe 8 nxënës të klasës. Kosta është student ekselent dhe fitues i olimpiadës së matematikës, ndërsa më herët ishte renditur në vendin e tretë në olimpiadën e historisë. Mediat aludojnë se ishte ky mllef që pati me mësuesen e historisë që e shtyu drejt aktit monstruoz.
Ai mori armën e zjarrit që e kishte i ati dhe qëlloi me breshëri plumbash rreth orës 08:00 kur zakonisht nis mësimi. Pasi i vrau ai u arrestua menjëherë nga policia serbe.
Vrasjet e fundit në Serbi kanë tronditur edhe opinionin në Kosovë. Dy rastet tragjike që lanë të vdekur dhjetëra persona në pafajshëm në shtetin fqinjë kanë nxitur solidarizimin e qytetarëve të Kosovës me familjarët e viktimave.
Deri me tani liderët politik kanë shprehur ngushëllim, ndërsa qytetarët mbrëmë kanë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi me popullin serb.
Pas sulmit të dytë që ka ndodhur në orët e mëngjesit të ditës sw sotme, ku të paktën tetë persona janë vrarë, ka reaguar edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke iu shprehur ngushëllime familjeve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto ngjarje të rënda krijojnë pikëllime gjithkund.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd! Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, ka shkruar Konjufca.
Pas rastit të parë, i cili kishte ndodhur në një shkollë, kishe reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Nuk ka asnjë më të vlefshme sesa jeta e fëmijëve dhe asgjë që dhemb më shumë sesa humbja e asaj jete. Përcjell ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë prindërit e atyre që vdiqën gjatë të shtënave të tmerrshme në një shkollë në Beograd. Lutemi për shërbim të shpejtë për të gjithë personave që kanë pësuar lëndime”, kishte shkruar ajo në Twitter.
Edhe kryeministri Albi Kurti kishte shprehur ngushëllimet e tij për familjaret e viktimave.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, kishte shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Ngushëllim ka shprehur edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave nga ngjarjet tragjike ne Serbi. Zoti qoftë me familjet e viktimave në këtë moment të veshtire. Lutem për ta”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në “Facebook”.
Ndezja e qirinjve
Pas sulmit masiv në një shkollë në Beograd, ku një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojën e shkollës, organizimi i festivalit Mirëdita Dobërdan në Prishtinë, ka mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave.
Në kuadër të eventit 'Mirdita, dobar dan' ka qenë edhe ndezja e qirinjve, para Teatrit Kombëtar të Kosovës ku kanë marrë pjesë një numër i qytetarëve.
Ndër pjesëmarrësit në këtë event ishte Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, si dhe studentë arti të ardhur nga Serbia.
Ky solidarizim kishte nxitur edhe reagime./nacionale
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike që kanë ndodhur në Beograd.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto ngjarje të rënda krijojnë pikëllime gjithkund.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd! Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, ka shkruar Konjufca.
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi ku një 21 vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona dhe ka plagosur 13 të tjerë.
Arrestimi i autorit të kësaj masakre, Uroš B është bërë në fshatin Vinjishte afër Kragujevcit. Mediat vendase shkruajnë se gjatë arrestimit ra në sy veçanërisht një detaj.
“Gjenerata 88 në turne”, shkruhet në bluzën e vrasësit masiv.
Ndërkohë në fjalimin që ka mbajtur presidenti Aleksandër Vuçiç pas ngjarjes, ka thënë se përshëndetja e brezit të 88-ës është përshëndetje e Hitlerit .
Dy të tetat në mesin e mbështetësve të nazizmit përfaqësojnë dy shkronjat H, domethënë shkurtimin e përshëndetjes fashiste “Heil Hitler” ose “Rroftë Hitleri”.
Gjithashtu, skicat e disa vendeve të Evropës Perëndimore janë të dukshme në bluzën blu – këto janë Spanja, Gjermania dhe Italia, vende që sundoheshin nga regjimet fashiste.
Josep Borell, kryediplomat i Bashkimit Europian në një postim në Twitter shkroi se BE i qëndron pranë popullit serb.
“Një tjetër rast i të shtënave masive në Serbi me njerëz të pafajshëm të vrarë. Kjo është një tragjedi tronditëse, e tmerrshme – ne ndjejmë dhimbjen dhe qëndrojmë me popullin e Serbisë në këto momente të vështira”.- tha Borrell
Edhe komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi bëri thirrje për ndalje të dhunës.
“I dërgoj ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe mbarë kombit të Serbisë. Gjithashtu uroj shërim të shpejtë për të plagosurit. Kjo dhunë duhet të marrë fund tani!”, shkroi ai.
Në një kohë të ethshme teksa po kalon tre ditë zie pas një masakre në Beograd, në Serbi situata ka përshkallëzuar me një tjetër masakër më një bilanc të frikshëm viktimash. Mediat serbe raportojnë një sfond apokaliptik në tri fshatrat ku u vranë 8 persona dhe u plagosën 13 të tjerë.
Shtëpitë qëndruan të mbyllura, qepenat e dyqaneve janë ulur, pothuajse të gjithë banorët nuk shkuan në punë nga trauma që u duhej të kalonin. Momentet e tmerrit ata i përjetuan më së shumti në momentin që autori ishte ende në kërkim, para se të arrestohej në banesën e dajës së tij.
Vendasit ishin të shqetësuar se policia nuk do ta kishte të lehtë ta arrestonte, pasi i riu e njeh mirë zonën. Ata u lehtësuan kur erdhi informacioni se ai ishte arrestuar.
“Unë po shikoja nga dritarja kur ai qëlloi. Të gjithë dolëm menjëherë për t’i ndihmuar ata njerëz. Ai hipi në makinë dhe vazhdoi. Unë jetoj 200 metra larg kishës. Dëgjuam breshëri të reja kur qëlloi mbi fëmijët përpara të kishës, por ne nuk e pamë. Nuk ka pasur asnjë konflikt mes tyre. Ai nuk ka qenë në kundërshtim me askënd, ka qenë shok me ta”, tha ai.
Presidenti i Serbisë ka reaguar në lidhje masakrën me 8 të vrarë dhe 13 të plagosur në Serbi. Vuçiç tha në një dalje për mediat se ky ishte një sulm për të gjithë vendin dhe premtoi se do të çarmatosë gjithë Serbinë.
‘Për herë të dytë në 48 orët e fundit, duhet të shprehim ngushëllimet tona për njerëzit që u vranë sonte në mënyrë kriminale. Çdo fjalë është e rëndë, e tepërt dhe në të njëjtën kohë e pamjaftueshme. Ky është një sulm ndaj tonë, ndaj gjithë vendit!’, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Vuçiç më pas njoftoi një sërë masash që shteti planifikon të marrë.
“Ne do të marrim 1200 policë në 6 muajt e ardhshëm dhe do të transferojmë edhe 1000 policë të tjerë në shkollë, në mënyrë që prindërit të ndjehen të sigurt, që përveç sigurisë, të ketë një polic pothuajse gjithmonë në shkollë”, tha ai. Nëpërmjet kësaj, jo vetëm që do të rrisim sigurinë, por edhe do ta ulim dhunën e bashkëmoshatarëve në shkollë me 80%,”- shtoi ai.
“Sulmi i natës ishte një sulm terrorist, një akt në të cilin SAJ-ja jonë kishte për detyrë të arrestonte apo neutralizonte një terroristi cili u arrestua dhe nuk do ta shohë më dritën e diellit në liri.”, shtoi ai.
Siç tha ai, qeveria deri sot do të nxjerrë një konkluzion me të cilin do të urdhërojë MPB-në që të bëjë ndryshime urgjente në ligjin për armët dhe municionin.
Katër bomba u gjetën në vendin e fshehjes së vrasësit Uros Blazic.
Sipas informacioneve, në shtëpinë ku fshihej u gjetën katër bomba, të cilat ekipi i mjeteve të pashpërthyera i mori dhe i transportoi në mënyrë të sigurt.
“Babi eja se po vdes”- më këto fjalë ka lajmëruar teksa pa vdekjen me sy një ndër të plagosurit në Serbi mbrëmjen e djeshme. Në një prononcim për mediat, gjyshi i një prej të plagosurve tregon për tmerrin që u përball pas sulmit të bërë nga 21 vjeçari në tri fshatra në Beograd.
I riu ka lëndime të shumta, por siç mësuam nga familjarët e tij gjendja shëndetësore është stabile.
- Nipi e thirri babin mbrëmë. Ai i tha: "Babi, hajde se po vdes". Një burrë qëlloi mbi ne, ka masakër këtu”- na tregoi fatkeqi fjalët që i riu i plagosur i drejtoi babait të tij.
- Kur erdhi djali im, asnjëri prej tyre nuk qëndronte në tokë, të gjithë ishin shtrirë - shtoi Dobrica.
Ai ka thënë se djali i tij e ka dërguar nipin në spital dhe më pas i riu i plagosur është transportuar në Beograd. Familja ka marrë informacion se djali që u qëllua është në gjendje të qëndrueshme dhe babai do të shkojë ta vizitojë.
“Gostia” e përgjakshme e Uros Blazic, vetëm 21 vjeç u mori jetën 8 personave dhe plagosi 13 të tjerë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për media pas këtij sulmi tha se "ky është një sulm ndaj gjithë vendit tonë dhe çdo qytetar e ndjen".
Vuçiq përmendi disa masa sigurie që do t'i ndërmarrë qeveria përfshirë punësimin e 1.200 policëve të rinj dhe transferimin e 1.000 të tjerëve për të qëndruar afër shkollave.
"Në mënyrë që prindërit të ndjehen të sigurt, do të ketë edhe polici e oficerë pothuajse gjithmonë në shkollë, derisa të arrijmë në atë nivel që polici të jetë gjithmonë në shkollë. Me këtë, jo vetëm që do të rrisim sigurinë për 90 për qind, por do të ulim edhe dhunën e bashkëmoshatarëve në shkollë me 80 për qind, besoj", tha Vuçiq.
Është arrestuar vrasësi masiv Uroš Blažić, i cili mbrëmë vrau tetë dhe plagosi 13 persona.
Pas tetë orësh, vrasësi është gjetur në Vinjishtë afër Kragujevcit, falë aksionit intensiv të policisë serbe, e cila gjatë gjithë natës ka qenë në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ai u fsheh te banesa e dajes
Një krim i tmerrshëm goditi Serbinë, këtë herë në Mlladenoc , në fshatin Dubonë, ku pati të shtëna me armë zjarri në të cilën u vranë më shumë se 10 persona, duke përfshirë një polic (20), motrën e tij dhe një të ri tjetër (21).
Uroš.B. ka hapur zjarr me automatik dhe ka vrarë 8 persona dhe ka plagosur 13 të tjerë. Ai i kreu ekzekutimet në 3 fshatra në Serbi.
Mirëpo, të dridhura shkaktojnë edhe komentet që kanë dalë në profilin e tij në Instagram. Në profilin e tij në Instagram ka dalë një fotografi e re e tij me komentin “Prangiam na keca”. Më tej, mund të lexoni çdo gjë dhe gjithçka, ndërsa komentet që ranë në sy janë ato në të cilat përdoruesit e rrjetit të lartpërmendur e quajnë atë “hero serb” dhe i thonë të mos “dorëzohet”.
Postimi në Story të 21-vjeçarit para se të arrestohej
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Serbi ku u vranë 8 persona dhe u plagosën 13 të tjerë. Mes viktimave, ishte dhe një polic dhe motra e tij. Gjatë masakrës me autor një 21-vjeçar është prononcuar për media gjyshi i policit i cili ishte në gjendje shoku.
“Çfarë na ka bërë?! Më ka vrarë nipërit”, tha gjyshi i policit të vrarë.
21-vjeçari i cili vrau 8 të afërmit e tij dhe plagosi 13 të tjerë në Serbi është vënë në pranga. Ai ishte fshehur tek daja i tij.
Keta fundurina kane mentalitet gjenocidial edhe per vete te tyre. Nuk gezohem, por as nuk hidheroem, vec them Zoti t'ua kthej per koke te gjithe cfare kane bere tek te tjeret.
PërgjigjuNdaj krijimi asosacionit me baze etnik do ishte nje gabim i rradhes nga EU UK US perkundrejt kosoves , vetem pagimi demeve te luftes do ishte zgjidhja e ketyre rasteve ne serbi , brezi ri serbi ashtu si perpara veshen dhe mbajne mbi supe urrejtjen e pashoqe kur ne fakt , serbia i ka borxh disa shteteve per gjenocid por akoma nuk ka bere llogari bota perendimore! Kjo tregon nje reagim te shpejte nga Greqia Cipro per njohje Kosoves dhe pranim gjenocidi kosove !
PërgjigjuVajto Edvin vajto, kurr vajtimi mos tu ndalt
PërgjigjuMos ia fut p*rdhes. Do, nuk do si njeri publik i politikes i duhet te beje adetet e duhura.
Ngushllime kusheririt të këtyre bishave që na i kan djegur zemrat tona me masakra që na i kan shkaktuar me shekuj këta fashist…!
PërgjigjuEnde nuk kemi parë att që do vie në vazhdim më këta fashist politikan si në serbi , Shqipri e Hungari të inspirera nga fashiste Putin…!
Përgjigju