Ngjarjet e fundit kriminale në kryeqytet kanë detyruar Drejtorinë e Policisë së Tiranës të bëjë ndryshime në disa komisariate. Lëvizjet kanë prekur konkretisht komisariatet nr.1 dhe 3. Elton Alishi, nga shef i komisariatit nr.3 në Tiranë, shkon në komisariatin nr.1, nga ku pason Agim Hoxhën, i cili shkon në komisariatin e Shijakut.

Ndërsa shef i komisariatit nr. 3 në Tiranë, emërohet Ervin Hasrama. 

Lëvizjet në komisariatet e Tiranës vijnë pas disa ngjarjeve kriminale në Kryeqytet. Ngjarja e fundit është ajo e regjistruar një javë më parë në bar "De Niro" në zonën e Tiranës së re ku mbeti i vrarë 34 vjeçari, Elton Çiço 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com