Rrokadë në derbi, Partizani merr kreun! Tirana fajëson 'security-n' për shashkat dhe fishekzjarret, Presidenti Demi për 'Report TV': Fitorja duhet të ishte më e thellë

Kryeqyteti mbeti i kuq. Kjo sepse Partizani fitoi 2-0 derbin ndaj krysuesve të Tiranës dhe për rrjedhojë morën edhe kryesimin e kampionatit. Golat u shënuan fillimisht nga Mba në pjesën e parë, ndërsa në të dytën një gafë në mbrojtje u shfrytëzua siç duhet nga Tedi Cara, i cili realizoi me thembër. Ndërmjet këtyre episodeve për t’u përmendur është edhe një penallti e humbur nga kapiteni i të kuqve Bruno Telushi.

Ky derbi do të mbahet mend edhe për ndërprerjet shumë të shpeshta që erdhën për shkak të tifozëve. Jo vetëm tymuese dhe shashka, por këtë herë në ‘Air Albania’ tifozët ishin të pajisur edhe me fishekzjarrë. Për rrjedhojë ndërprerja më e gjatë ishte 18 minuta, duke bërë që derbi të zgjaste pafund.

“Unë mendoj që loja u ndërpre në momentin tonë më të mirë sepse po ushtronim presion te kundërshtari. Nuk është normale që në stadium të ketë aq flakadën dhe fishekzjarrë. Është përgjegjësi e security-s dhe jo e tifozëve sepse tifozët duhen falenderuar që vijnë të na ndjekin,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“Ishte një ndeshje që ne nuk e meritonim ta fitonim. Skuadra ishte në ditë jo të mirë. Security që merr përsipër ndeshjen duhet të jetë më e përgjeshme dhe nuk ka nevojë të na kontrollojë ne për tapat e shisheve, por të shohi bombat që futën në stadium,”-u shpreh Refik Halili, president i Tiranës.

President një fitore e bukur për Partizanin?

“Ishte një fitore siç e meriton Partizani, por jo një fitore e bukur. 2-0 fituam dhe humbëm penallti, por ato na kanë rrahur 5-1 ne,”-deklaroi Gaz Demi, president i Partizanit.

“Sot mund të qëndroja edhe në shtëpi sepse e dija që ekipi do të bënte më të mirën, por problemi është te ndeshja e ardhshme, pasi na duhet vazhdimësi,”-tha Giovanni Colella, trajner i Partizanit.

Pas 24 javësh kampionat të dy skuadrat e kryeqytetit kanë nga 40 pikë, por Partizani udhëheq Superligën për shkak të përballjeve direkte si pasojë e dy fitoreve në këtë sezon kundrejt një të Tiranës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?

BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?