TIRANE- Vrasja e Eleni Bashos, 35 vjeçare në Shkozë të Tiranës dhe vetëm pak orë më vonë të Megi Jakiçit, në “Komunën e Parisit” shkaktojnë furtunë në radhët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Në vend të Sajmir Muçës, në postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut të Tiranës do të ulet Bernard Çaushaj. Para këtij pozicioni, Çaushaj mbante postin e drejtorit të Policisë së qarkut të Korçës. Sajmir Muca, i cili mbante postin e kreut të policisë së Tiranës prej dhjetorit 2010, është emëruar në postin e kancelarit të Akademisë së Rendit.
IKIN NENDREJTORET
Ikin dhe 2 nëndrejtorët e policisë së Tiranës, Dorian Muça dhe Gjergji Jorgo, zv drejtor për rendin e sigurinë publike. Ata zëvendësohen me Arjan Kurtin dhe Gazmend Hamitaj. Dorian Muça është emëruar shef i Seksionit të Pastrimit të Parave. Ndërsa Gjergji Jorgo pozicionohet në postin e Forcave Lëvizëse Operacionale.
Ndryshimet kanë prekur dhe Drejtorinë e Policisë së Korçës. Ylli Metko do të jetë drejtori i policisë së këtij qarku në vend të Çaushajt. Ndërkohë që Artan Çuko është emëruar në postin e drejtorit të policisë së Vlorës, post të cilin e mbante Metko. Artan Çuko mbante mbante postin e drejtorit të hetimit të Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit, i cili nga sot do të drejtohet nga Dorian Muça.
Ndërsa Shemsi Premçi drejtor i Focave të Ndërhyrjes së Shpejtë është transferuar në postin e Drejtorit të policisë së qarkut të Dibrës.
BURGAJ E PEKA KOMUNIKUAN LARGIMET
Ndryshimet janë bërë publike menjëherë pas mbledhjes së zhvilluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ishin të pranishëm drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe zv ministri i Brendshëm Avenir Peka. Mbledhja zgjati për gati 40 minuta.
(sg/aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO - Burgaj e Peka në drejtorinë e Tiranës