Roskovec/ I mituri plagos me thikë 39- vjeçarin pas një konflikt të çastit! Arrestohet autori

Një 15- vjeçar ka plagosur me thikë një 39- vjeçar me inicialet G.Gj pas një konflikti të çastit, ditën e sotme në fshatin Luar, në Roskovec.

Policia bënë me dije se ka arrestuar të miturin dhe e ka shoqëruar në komisariat, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Roskovec/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç. 

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Kosova mposhtet 0-3 në Prishtinë, Belgjika leksion Izraelit! Interi nderon Italinë, të kaltrit përmbysin 1-3 Francën në Paris

Liga e Kombeve/ Kosova mposhtet 0-3 në Prishtinë, Belgjika leksion Izraelit! Interi nderon Italinë, të kaltrit përmbysin 1-3 Francën në Paris