Fier, arrestohet 38 vjeçari, në 2021 tentoi të vriste emigrantin e sapo kthyer nga Anglia

Fier- Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi në 2021 tentoi të vriste armë Iljaz Ismailin në Poshnjë të Beratit. Adriatik Shabanaj u arrestua në banesën e tij në lagjen ‘1 maji’ në Fier në kuadër të operacionit të koduar ‘Wanted’ dhe policia e cilëson si një person me rrezikshmëri shoqërore.

Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale "Vrasje me dashje", të ngelur në tentativë, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", si dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg".

“38-vjeçari, në vitin 2021, në Berat, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas”  informoi sot policia e Fierit. 

Atentati i 22 majit 2021
Në 22 maj 2021 u tentua të vritej  Iliaz Ismailaj I cili sapo ishte kthyer nga Anglia. Si autorë të krimit u arrestuan Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj. Nga një video të siguruar atëherë nga Shqiptarja.com ngjarja ka ndodhur në një lavazh të fshatit. Në makinë kanë qenë 5 persona, njëri prej tyre i armatosur. Nga sa u mësua atëherë  autorët kanë tentuar që ta marrin me forcë, por nuk ia kanë dalë dot.Teksa autori i armatosur ka rrëshqitur dhe i ka rënë arma nga dora. Në vendngjarje ka qenë edhe vëllai i Iliaz Ismailaj, i cili i ka dalë në mbrojtje.Për këtë krim u arrestua Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj të cilët në gjykatë kanë mohuar që kanë qenë autorët. Nuk dihet si ka vijuar procesi gjyqësor ndaj tij por dihet që sot Shabanajt i janë vënë prangat për të njëjtën krim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat celular që ky shtetas përdorte.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FSK kontrolle në dalje të qytetit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FSK kontrolle në dalje të qytetit